Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Transporteve në Kosovë,Fatmir Limaj kanë inaguruar doganën e Kosovës në portin e Durrësit
Në fjalën e tij, Limaj u shpreh se ky hap është visioni i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës dhe ai i rrugës drejt Europës.
Ndërsa në fjalën e tij kryeministri Rama tha: Më vjen shumë mirë që mblidhemi në një stacion tjetër për të çelur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer kështu Portin e Durrësit jo vetëm një doganë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Dogana e saj këtu në Durrës është pika e bashkimit doganor. Vazhdimi i këtij procesi me vendosjen me të njejtin standard për të gjitha pikat doganore.
Më tej, Rama u shpreh se falenderonte ministritë e Mbrojtjeve të dy vendeve pasi falë punës së tyre në pranverë do të kemi një sistem shengen.
“Do të thotë që zyra e policisë në kufi është e përbashkët. Por kjo do të zgjasë edhe për pak kohë pasi në pranverë do të kemi një kufi totalisht fluid. Duam që këtë sistem ta vendosimn edhe me Malin e Zi. Kush na thotë se e kemi për Shqipërinë e Madhe u themi se është sajesë. Nuk ka Shqipëri të Madhe. Nëse duan ta bëjnë këtë diskutim, e bëjmë ne nuk kemi asgjë të fshehtë por jo tek kjo,”- tha më tej Rama.
Bashkimi i doganave mes dy vendeve vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive vitin e kaluar në Pejë. Një prej tyre ishte edhe se nga 1 janari Shqipëria dhe Kosova do të unifikojnë doganat mes dy vendeve. (LEXO KËTU)