Dogana ka pezulluar nga detyra një punonjës të Degës Doganore Durrës, pasi dyshohet se është përfshirë në veprime korruptive.

Sipas njoftimit zyrtar të Doganës Shqiptare, informacionet janë siguruar përmes rrugëve operative ku pas verifikimit të tyre është ngritur një grup hetimor ku kanë kryer veprimet e nevojshme.

Ndërkohë institucioni njofton se materialet procedurale janë referuar pranë organit kompetent për veprën penale, ku punonjësi është pezulluar menjëherë nga detyra.

Njoftimi:

Në vijim të angazhimit institucional për garantimin e integritetit profesional dhe luftën ndaj paligjshmërisë dhe korrupsionit, Administrata Doganore ka siguruar informacione përmes rrugëve operative, ku është konstatuar dhe vërteruar një rast i përfshirjes së një punonjësi të Degës Doganore Durrës (me inicialet K.D.) në veprime të paligjshme korruptive.

Menjëherë pas verifikimit të këtyre të dhënave, është ngritur grupi hetimor për kryerjen e veprimeve të nevojshme.

Si masë e menjëhershme, punonjësi në fjalë është pezulluar nga detyra dhe materialet proceduriale janë referuar pranë organit kompetent për veprën penale.

Dogana Shqiptare mbetet e vendosur në zbatimin e parimit të tolerancës zero ndaj çdo abuzimi me detyrën, duke ftuar qytetarët dhe strukturat e tjera të bashkëpunojnë për denoncimin e çdo shkeljeje ligjore.