Doganat, Bode: Kodi
i ri, rrit transparencën

Doganat, Bode: Kodi <br />i ri, rrit transparencën
TIRANË - Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se kodi i ri doganor ka bërë të mundur harmonizimin e procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian. Në një takim me rastin e përmbylles së kodit të ri doganor, Bode ka theksuar se ky kod përbën një gur themeli për zhvillimin e marrëdhënieve tregëtare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së.
Sipas Bodes, kodi i ri doganor gjithashtu garanton një nivel të lartë sigurie për t`iu përgjigjur sa më mirë kërkesave dhe sfidave që do të përballet vendi ynë në të ardhmen, lehtësim të procedurave të zhdoganimit dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit do të bëjë të mundur zvogëlimin e burokracisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymshka njoftoi se është ulur numri i dokumentave të domosdoshëm në import nga 8, në 4 dhe në eksport nga 7, në 3 të tilla.
“Kanalizimi i deklaratave doganore në sistem, që nga momenti i regjistrimit nga deklaruesit ka shkurtuar një nga hallkat e përpunimit të deklaratës duke rritur transparencën. Përmes tyre u bë i mundur deklarimi direkt nga mjediset e operatorëve ekonomikë, deklarimi i thjeshtëzuar për dërgesat dhe mallrat me natyrë jo tregtare”, tha Gjymshka.

STATISTIKAT
Gjatë veprimtarisë monitoruese për evidentim shkeljesh, parregullsish dhe nga kontrollet fizike, Doganat penalizuan vjet 194 subjekte me shumën totale 107 milionë lekë. Gjatë monitorimit dhe investigimit, Doganat vendosën penalitete në shumën 1.2 miliardë lekë, u kallëzuan penalisht 134 subjekte, ndërsa nga analizat laboratorike u evidentuan 987 raste keqklasifikimi tarifor.
Përgjatë vitit 2011, Doganat sekuestruan 12.4 ton duhan dhe 637 mijë blansheta, që do të shërbenin për nxjerrjen në treg të 1,274 kolive me cigare të falsifikuara, 22.4 ton kafe, 3,423 kg lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, u zbuluan 2 raste të trafikimit të qenieve njerëzore me 15 klandestinë dhe u ndaluan 26 automjete në shkelje të RLP.
Krijimi i Drejtorisë së Hetimit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Dogana shërbeu si mundësi e mirë për ndëshkimin e shkeljeve dhe shfaqjeve korruptive për 74 punonjës. Nga puna u larguan 25 vetë, një pjesë e të cilëve po ndiqen penalisht, morën vërejtje me paralajmërim 27 të tjerë, ndërsa me ulje në kategori, transferim nga pozicioni i punës, gjoba deri në dy paga, humbje të së drejtës së shpërblimeve u ndëshkuan 22 punonjës të tjerë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset