TIRANE - Qeveria shqiptare ka shmangur pagesën e 359 milionë dollarëve në Arbitrazh, duke hequr dorë nga anulimi i kontratës koncesionare për skanimin e konteinerëve me kompanitë S2 Albania dhe Rapiscan.

Kontrata ishte nënshkruar më 10 prill 2013 nga qeveria Berisha dhe u kundërshtua fuqishëm nga opozita e atëhershme, si një favorizim i padrejtë. Në bazë të kontratës, “Rapiscan” dhe “S2 Albania” sh.p.k. do të krijonin një sistem funksional të plotë për skanimin e kontejnerëve dhe mjeteve të tjera në pikat e hyrjes dhe daljes në Republikën e Shqipërisë dhe do të siguronin shërbimet përkatëse për një periudhë prej 15 vitesh.