PRISHTINË - Doganat e Kosovës kanë bërë të ditur se vazhdon normalisht qarkullimi në dy pikat veriore ku nuk ka pasur probleme të raportuara. Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme gjithashtu përveç importeve dhe zhdoganimeve janë realizuar edhe eksportet e para nga Kosova.

Doganat e Kosovës kanë theksuar se sot nuk ka pasur trafik theksuar, dhe nuk ka probleme të raportuara. Sipas tyre, të gjitha procedurat doganore janë aplikuar sipas dispozitave ligjore.

“Dje në orët e mbrëmjes edhe pjesa e fundit e protestuesve janë shpërndarë të qetë dhe nga ai moment situata është normalizuar dhe puna është duke u zhvilluar si në të gjitha kalimet kufitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)