Pas deklaratës së Partisë Demokratike paraditen e së dielës, se para disa ditësh makina e Emiljano Shullazit është futuar në portin e Durrësit pa iu nënshtruar kontrollit në doganë, duke e lidhur këtë fakt me emërimin në krye të doganës së Durrësit të Besmir Qibinit ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e cila hedh poshtë akuzat e PD-së.
"Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Besmir Qibini, që përpiqen ta lidhin atë me favorizim të personave të caktuar. Sipas deklaratës së z.Alibeaj, me ndikimin e Zv/Drejtorit Qibini nuk është kontrolluar mjeti me të cilin shtetasi E.Shullazi udhëtonte nga Pika e Kalimit Kufitar Durrës. E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit," thuhet në deklaratën e DPP.
Sipas Drejtorisë së doganave, makina e Shullazit i është nënshtruar skanimit, sipas procedurave standarte të punës. Për këtë, DPP ka vënë në dispozicion të medias edhe dokumentin e urdhër skanimit si dhe foton e mjetit.

Reagimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Besmir Qibini, që përpiqen ta lidhin atë me favorizim të personave të caktuar.
Sipas deklaratës së z.Alibeaj, me ndikimin e Zv/Drejtorit Qibini nuk është kontrolluar mjeti me të cilin shtetasi E.Shullazi udhëtonte nga Pika e Kalimit Kufitar Durrës.
E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit.
Për hir të transparencës dhe në respekt të opinionit publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde te punes.
Bashkëlidhur gjeni dokumentin e Urdhër-Skanimit dhe fotot e mjetit ne procesin e skanimit.
Kjo është dëshmia se përballë ligjit të gjithë janë të barabartë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com