Kryeministri Edi Rama ka qenë tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore. I shoqëruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Rama ka parë është njohur me detajet e transformimit të doganave.
Rruga tradicionale nuk do lejohet më brenda 35-40 ditësh. Nuk do ketë më një histori dashurie dhe mëkatesh midis importuesve, eksportuesve e doganierëve sepse doganierët do jenë në trurin e sistemit dhe duke e ndjekur gjithë procesin si një sy që vëzhgon dhe jo si një dorë që jep e merr. Të gjithë bizneset duhet ta kenë të qartë që një afat i fundit është afati fundor.
Kjo është përmbysje historike sepse heq një barrë shumë të madhe nga pikëpamja e burokracisë, kohës, stresit. E kemi një specialist nga Kosova. Ata e kishin por nuk ia ditën vlerën sipas parimit nuk ka profet në fshat të vetë. Tani jemi më para se Kosova se ishim më mbrapa.
“Qendra e unifikuar shkëput marrëdhëniet e drejtpërdrejta me doganierin dhe sipërmarrësit, e dyta kalon pa letra, amortizon të dhënat e të gjithë kësaj qendre,” shpjegoi ministri Ahmetaj.
"Rruga tradicionale nuk do të jetë më, nuk do të ketë më dashuri mëkatesh midis importueseve dhe doganierëve sepse ata do jenë në trurin e sistemit duke funksionuar siç funksionojnë këtu. Sistemi i doganës do ndjek të gjithë procesin si një sy që vëzhgon," trego Rama.
Nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit, teksa ju desh të përkulej për të hyrë në një prej dyerve të doganës.
“Hyrja qenka për Erion Braçen s’qenka për mua,” tha Rama.
Vedosja e sistemit të ri të doganave online do ti japi një zgjidhje problemit të burokracisë që ka qenë një barrë për qytetarët deri ditën e sotme. Kjo gjë do shmangi korrupsionin në dogana dhe do përmirësoj shërbimin.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com