TIRANE - Ish-socialisti dhe deputet i Kukësit, Asllan Dogjani, ka përshkruar sot takimin e parë zyrtar elektoral me Berishën në Tiranë, pikërisht në zonën ku ai do të kandidojë.

Dogjani shkruan në Fb : "Dje ishte hera e parë që unë mora pjesë në një takim që u zhvillua me shtabin elektoral të PD të qarkut të Tiranës ku dhe unë jam kandidat për deputet i kësaj force politike.

Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte mënyra se si drejtohej mbledhja nga lideri i kësaj force Sali Berisha. Në këtë takim pashë që Kryeministri ishte i dashur me të gjithë, i trajtonte të gjithë njëlloj dhe në mënyrë të barabartë. Më e rëndësishmja dhe kryesorja ishte se të gjithë pjesëmarresit ishin të lirshëm të shprehnin mendimet e tyre ashtu siç i ndjenin.

Ndryshe nga takimet e zhvilluara tek PS, ku flet vetem lideri dhe gjithë të tjerët nuk ndjehen të lirë të shprehin mendimet e tyre se ndryshe penalizohen si të padeshiruar nga kryetari...", shkruan Dogjani.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)