Dogjani reagon ndaj Ramës: U
largova për fajin tënd, ke panik

Dogjani reagon ndaj Ramës: U<br />largova për fajin tënd, ke panik
TIRANE - Asllan Dogjani, ish-deputeti socialist kandidat për PD-në reagon ndaj deklaratës së Ramës, i cili dje tha se deputetët “tradhtarë” i bëjnë mesazhe dhe se do të rikthehen tek PS pas 23 qershorit.

Sipas Dogjanit deklaratat e Ramës janë shpifje dhe kërkon të largojë vëmendjen e opinionit publik për heqjen nga lista të disa figurave politike e zëvendësimin e tyre me tarafin dhe lidhjet e tij personale. Për Dogjanin Rama është në panik për humbjen.

"Megjithëse nuk kam kohë të merrem me Edi Ramën për shkak të fushatës elektorale, jam i detyruar për të reaguar ndaj intrigave, diversionit, shpifjeve dhe sulmit të tij ndaj meje dhe deputetëve që janë larguar për shkak të tij nga PS.

Unë e kam thënë dhe herë të tjera, që kam patur fatin ta njoh nga afër këtë njeri me dy fytyra, që ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Ky njeri me maskë, që për shkak të dëshpërimit dhe panikut që e ka mbërthyer për humbjen e radhës, mundohet të bëj diversion dhe të fitojë me konjuktura e shpifje të ulëta dhe jo me programe e alternativa.

Me këtë kërkon të largojë vëmendjen e opinionit publik për heqjen nga lista të disa figurave politike e zëvendësimin e tyre me tarafin dhe lidhjet e tij personale. Por, tashmë qytetaret shqiptarë socialist e demokratë, me apo pa parti, e kanë kuptuar se ky njeri i vogël, pa vizion, ka vetëm një qëlllim, pushtetin e tij personal dhe jo interesat e qytetarëve shqiptarë”.- Shkruan Dogjani në profilin e tij në facebook. Ndaj deklaratës së Ramës reagoi dhe Kastriot Islami.

(sg/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI