Dogjën materialet zgjedhore të 30 qershorit, thirren në Prokurori kreu i PD në Shkodër dhe 10 demokratë! Amuli: Po na bëjnë presion

Dogjën materialet zgjedhore të 30 qershorit, thirren në Prokurori kreu i PD në Shkodër dhe 10 demokratë! Amuli: Po na bëjnë presion

Djegia e materialeve zgjedhore në shkollën ‘Shejnaze Juka’

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli, disa anëtarë të kryesisë së PD dhe afro 10 qytetarë të thjeshtë, simpatizantë të PD janë thirrur pak ditë më parë në prokurorinë e rrethit gjyqësor në Shkodër lidhur me ngjarjet e ndodhur përpara votimeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Në shkollën “Shejnaza Juka” disa prej materialeve zgjedhore të vendosura aty u dogjën pas një proteste të zhvilluar duke qenë se asokohe PD nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe në këtë mënyrë tentoi që të mos lejonte zhvillimin e atyre zgjedhjeve vetëm me pjesëmarrjen e PS dhe aleatëve të saj.  Pas asaj proteste ku u dogjën materialet zgjedhore policia arrestoi disa persona mes të cilëve edhe eksponentë politik dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë disa të tjerë. Kjo dosje edhe pse ka prej më shumë se një viti e gjysmë në prokurorinë e Shkodrës mesa duket nuk është mbyllur ende edhe pse tashmë të gjithë ata që u arrestuan ato ditë janë liruar por dosja ka mbetur ende e hapur.

Fakti që jemi në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare tashmë të 25 prillit ka sjellë dyshime për PD dhe kryetarin e kësaj force politike në Shkodër se thirrja në prokurori e para pak ditëve lidhet pikërisht me zgjedhjet që kemi përpara. Demokratët pretendojnë se kjo është një formë presioni për të ndalur PD-në dhe eksponentët e saj në fushatën zgjedhore përmes kësaj dosje që nuk është mbyllur ende. Kreu i PD Shkodër Amuli në deklarimin e dhënë në prokurori ka deklaruar se ajo protestë në shkollën “Shejnaze Juka” dhe djegia e materialeve zgjedhore nuk kanë qenë një organizim i PD Shkodër por një irritim i qytetarëve të thjeshtë që kanë bërë ato veprime.

Kryedemokrati i Shkodrës ka deklaruar gjithashtu në prokurori se çdo herë kur PD Shkodër ka patur protesta apo organizime të tjera është njoftuar përmes deklaratave zyrtare për shtyp ndërsa në atë rast nuk ka patur një deklaratë të tillë. Madje drejtuesit dhe eksponentët e tjerë të PD Shkodër kanë deklaruar se ata janë munduar që të qetësojnë turmën e irrituar dhe për të ndalur çdo veprim të dhunshëm si dhe për të mos lejuar dëmtimin e shkollës “Shejnaze Juka” apo edhe për të ndaluar djegien e materialeve zgjedhore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoda akbar: 13/02/2021 16:04

    Xhoda asht tipik perfaqesus i muslimanizmit shkodran. Taleban dhe injorant. Asnje ndryshim me voltanen. Vetem se ska floke se asht identik.

    Përgjigju
  • Tosi: 13/02/2021 15:01

    Po Bardh Spahia,Volhajna Ademi ç'fare deshten aty o Xhod? O Xhod ti je burr i mre po je bashku me partine e krimit!

    Përgjigju
  • Toni: 13/02/2021 14:51

    Mbas ca kohesh nuk do kemi me mjeke te cileve tu bejme vetingun. Vetem tepelensa qe mbjellin hashash dhe pensionist qe vorojn ps.

    Përgjigju
    • tani: 13/02/2021 19:51

      o toni je gabim me komentin.ketu esht artikulli i shpellareve qe dogjen e jo per vetingun e doktorrave.por qe te thuash qe tepelenasit jane te vetem qe mbjellin hashash duket qe ke nevoje per doktorr...e baj gati miljonat se do pare doktorri se nuk je dakort me vetingun per ta.e thuaji edhe flm qe te mer paret o trap

    • Tirona: 13/02/2021 16:06

      si eshte me mire te bejsh nje pune duke mbjell hashas dhe fitimet ti investosh apo te lirosh te denuarit per jete , apo te rrjepes pacientet dhe leket ti mbajsh posht jashtekut. te paret edhe pse shkelin ligjin jane me te nderuar dhe respektuar nga shoqeria se sa te dytet qe jane Kriminela qe duhet te denohen si Kriminela

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja