FIER- Dogji një sipërfaqe prej 10 hektarë me pemtari dhe vreshta në kodrat e lagjes "Kadri Qysfri", Lushnje, vihet në pranga nga policia autori.

I shpalluri në kërkim M.B teksa ishte duke djegur barëra në tokën e tij, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe toke.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, policia e Fierit arrestoi 39-vjeçarin N.Sh, banues në Roskovec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 08.04.2021 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg".

39-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, i kanë shitur një sasi lëndë narkotike kanabis, një personi cili është arrestuar më parë. Hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale vijon.

Policia e Lushnjës ka kapur dhe ka vënë në pranga të riun, M.V 20 vjeç pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kërcënuar atë me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.