Dogji makinën e biznesmenit, kapet i riu në Sarandë, ja si u maskua pasi bleu benzinën (VIDEO-Ekskluzive)

SARANDE-Arrestohet autori i djegies së makinës së biznesmenit Resul Mema pak ditë më parë. Autori është Ylli Kola 25 vjeç nga Tepelena. I riu është identifikuar  nga kamerat e sigurisë në momentin që bleu benzinën pranë një pike karburanti për të djegur më pas makinën.

Report Tv sjell pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë  së bizneseve pranë vendit ku u dogj makina kur Kola pasi blenë benzinën drejtohet për te 'Range Rover'-i në lagjen nr.4, ndërsa në kokë për të mos u identifikuar kishte vendosur bluzën që kishte veshur.

25 vjeçari dyshohet se është paguar për të djegur makinën. Pas dokumentimit të veprimeve, policia ka arrestuar autorin, i cili dyshohet si autor edhe i disa ngjarjeve të tjera të ngjashme. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Makina e djegur

Ylli Kola

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024