TIRANË – Kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” ka theksuar se "Aleanca Popullore" është e vendosur jo për ta privatizuar çështjen çame, por për për ta kthyer atë nga një çështje folklorike në politike; çështja çame duhet të rilindë. Por, sipas tij, "makutëria me çështjen çame nuk ka të sosur dhe data 27 qershor, dita e përkujtimit të tragjedisë së të humburve, procesioni në varrezat e Kllogjerit, po përdoret për fushatë elektorale nga Shpëtim Idrizi që ka vendosur ta spostojë atë në datën 19 qershor, para zgjedhjeve. Komuniteti çam ka dhjetë vjet që e përkujton atë ditë dhe është tejet i bashkuar dhe atë ditë ne do ta kujtojmë në datën 27 qershor bashkë, pavarësisht nga bindjet politike, - theksoi ai.
STUDIO LONDINEZE E REZOLUTES ÇAME, U BE E GJALLE NJE MUAJ PARA FUSHATES
"Sa për Rezolutën Çame, të trumbetuar si të hartuar nga studioja londineze, - sqaroi kreu i AP=së, - ju kujtoj se në vitin 2009, ajo studio mblodhi ca tregime nga të moshuarit çamë për vuajtjet e tyre dhe nuk u bë më e gjallë; mirëpo u bë pikërisht tani, pas katër vjetësh, në fillim të fushatës elektorale. Por ne, edhe këtë radhë u kemi treguar vendin këtyre njerëzve që me zullumet e tyre, e kanë çuar çështjen prapa.
A ka mundësi që sot, ne si komunitet gjoja i përfaqësuar në drejtori të gjizës e të zhavorit, të ngremë zërin kundër padrejtësive, kur në gjithë ato drejtori që kemi marrë, nuk jemi të përfaqësuar në diplomacir?! Pse? Sepse z.Idrizi ka qënë i interesuar të mbledhë thërrimet për kulaçin e tij, por në 23 qershor do ta shikojmë faturën, që ai do të marrë.
BASHKE ME PS DO TE LOBOJME KUNDER URISE, TE PAKTEN 500 LEKE NE DITE PER TE EKZISTUAR
Lidhur me programin e PS-së, Dojaka vuri në dukje se ai program “reflekton rilindjen e Shqipërisë së 2013-ës, sepse vendi ynë lë shumë për të dëshiruar. Ka shumë qytetarë që janë të lodhur nga politika, ndaj ne kemi dalë me sloganin “Voto për veten tënde”. Ne kemi hartuar programin për gjendjen sociale të Shqipërisë dhe kemi vënë re se ka rreth 100 mijë persona që përfitojnë asistencë sociale; rreth 12 mijë janë gra kryefamiljare, që gjenden në kufijtë e ekzistencës. Familje rome janë rreth 1000, pra, ka edhe diskriminim. Asistenca sociale sot është rreth 4700 lekë të reja, kufijtë e mbijetesës. Ne do të lobojmë që gjërat të fliten në emër. Një njeriu i duhen të paktën 50 lekë në ditë që të ekzistojë. Se po shohim se ka shumë patriotë që po tundin flamujt në boulevard. Por nuk ka patriotizëm më të madh sesa të mbështesësh bashkëkombasit e tu. Ne flasim pëe integrimin europian, euroatlantik por ka njerëz që duan të mbushin barkun me botë. Pra, 3.5% e buxhetit duhet të shkojë për këtë kategori njerëzish. Mundësi tjetër është rritja e prodhimit si nga energjitika, mineralet, bujqësia etj", - tha kreu i Aleancës Popullore.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com