DURRËS – Aleanca Popullore ka hapur sot fushatën elektorale në Durrës me prezantimin e kandidates Zhaneta Saliu. Artur Dojaka, kryetar i saj, tha se “sot i kemi marrë vetë në dorë, fatet tona, fatet e Çamërisë".
“Aleanca Popullore është tashmë ajo parti politike", - tha Dojaka, - "e cila në themel të saj ka mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare dhe në veçanti çështjen çame. Të zhgënjyer dhe të rrezikuar nga vorbullat politike në të cilat disa rrugëhumbur e kanë futur sot çështjen çame, duke mos dashur të humbim kohën e vlefshme për të reaguar politikisht, i kemi marrë në dorë vetë fatet tona, fatet e Çamërisë.
Jemi këtu sepse duam një Shqipëri më të mirë për çamët, labërit, myzeqarët, dibranët, e pra një Shqipëri më të mirë për shqiptarët e kudondodhur anë e mbanë botës. Çështjet kombëtare nuk mund të jenë më paterica e radhës ku gjejnë mbështetje politikanët aksidentalë të politikës shqiptare. Komuniteti çam është një komunitet shumë vital, vetëpërfaqësues, nuk ka nevojë për t’u drejtuar nga të vetëzgjedhur si kryetar të tij, por të gjithë ne së bashku duke dhënë vetë shembullin tonë duhet të ndjekim këtë kauzë të drejtë, kauzën e çështjes çame”, - u shpreh kreu i AP-së, Artur Dojaka, duke i bërë thirrje popullit
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com