TIRANË- Namik Dokle, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të Sali Berishës, shpreh mendimin se, ish-kryeministri nuk ka asnjë mik të sinqertë. Gjithashtu, sipas vlerësimit të deputetit Dokle, Berisha nuk mund të jetë më në Parlament.
"E fundit për Sali Berishën... Duke e dëgjuar këto muajt dhe ditët e fundit që rënia në opozitë i duket si rënie në humnerë dhe nga thellësia e shpellës ulërin dhe pështyn gjithçka i del përpara, u kujtova për dy burra të mençur, dy miq; njëri nga Dragobia e tjetri nga Gria e Tropojës.
"Dëgjo, or mik,- i thanë njëri-tjetrit, kur ta shikosh që po më lë mendja dhe nuk jam më për në Odën e burrave, më thuaj e mos më lë të turpërohem."
Ashtu edhe bënë dhe sot e për gjithë ditë kujtohen me respekt në gjithë Malësinë e Gjakovës. Sali Berishës nuk i paska mbetur asnjë mik i sinqertë që t'i thotë: "Boll, tani nuk je më për Odën e Burrave!"", shkruan Dokle në Facebook.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com