Dokle dhe Braçe kritika Nishanit
për ballon presidenciale

Dokle dhe Braçe kritika Nishanit<br />për ballon presidenciale
TIRANE - Mënyra e organizimit dhe të ftuarit e ballos presidenciale, nga kreu i shtetit Bujar Nishani janë krikuar ashpër dje nga deputetët socialist Erion Braçe dhe Namik Dokle.

Ftesa për ishguvernatorin e BSH, Ardian Fullani nuk është pritur aspak mirë nga anëtari i Komisionit të Jashtëm Dokle, i cili ka theksuar se Nishani fton në eventet e tij njerëz të korruptuar.

“E patë dje ballon absurde që na ofroi Presidenti në të gjitha mediat? Të mos e kthejmë vendin ne dy republika, tha, në Republikën e të varfërve dhe në atë të KASTËS. Përpara kujt po i thoshte këto fjalë? Përpara KASTËS, dora vetë,” u shpreh Dokle.

Ndërsa deputeti Braçe, e ka quajtur absurde praninë e ish guvernatorit Fullani i cili është nën hetim,në një ballo të tillë, dhe e ka quajtur nje mesazh për prokurorinë që të vihet drejtësi.

“Si mund të pranoj që kreu i qeverisë së drejtësisë të ndajë ballon e tij me një person të vënë nën akuzë, nën hetim e në prag të gjykimit! President e ke mesazh për Prokurorin dhe gjykatësit? Nuk ka presion më të madh së ky për drejtësinë në këtë vend”, deklaroi Braçe.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)