Dokle: Qëndrimet e PD
rrezik për dialogun

Dokle: Qëndrimet e PD<br />rrezik për dialogun
New York - Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle tha se qëndrimet e fundit të qeverisë dhe maxhorancës ndaj shtypit, drejtësisë, ekonomisë mund të krijojnë shqetësim në dialogun mes tyre.Komentet, Dokle i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.
I pyetur se nëse acarimet e fundit mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me 21 janarin, zgjedhja e pritshme e Presidentit, mund të shkaktojnë një tjetër ngërç mes tyre, duke mos arritur kështu konsensus për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Bashkimit Evropian, Dokle u shpreh: “Për drejtësinë kemi bërë propozime konkrete. Reforma në media është shumë e rëndësishme, pasi në raportin e fundit për lirinë Shqipëria zë vendin e fundit në rajon, duke shënuar një përkeqësim. Duhen përcaktuar qartë dhe marrë masa konkrete për luftën kundër korrupsionit. Qëndrimet e fundit të maxhorancës mund të krijojnë shqetësim. Ne kemi bërë thirrje, ashtu si ndërkombëtarët që gjithçka të bëhet në bazë të parimit të barazisë para ligjit. Vihet re që ka presion nga qeveria, mbi shtypin, ekonominë, drejtësinë, duhet të ndryshohen që të arrijmë integrimin.”
Dokle i cilësoi si mjaft pozitive marrëdhëniet brenda Opozitës së Bashkuar, ndërsa shtoi se ata kanë kërkuar disa ndryshime të disa elementëve të sistemit zgjedhor, të cilët PS do t’ia paraqesë tryezës së reformës zgjedhore.

(aq/VOA/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te \Çadra e Kujdesit’ për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te \Çadra e Kujdesit’ për ujë dhe për të matur tensionin