Dokle sjell “Vajzat e Mjegullës” 
ja si zgjodhi këtë titull për librin

Dokle sjell “Vajzat e Mjegullës” <br />ja si zgjodhi këtë titull për librin
Deputeti Namik Dokle ka botuar librin e tij “Vajzat e Mjegullës”. Ky botim do të jetë pjesë e panairit të librit gjatë këtij muaji. Teksa ishte në përpunim e sipër të librit, Dokle u kërkoi miqve të tij në Facebook, mendim për titullin, duke u ofruar dy alternativa.
 
Ja si e zgjidhi Dokle dilemën mes sugjerimeve:
 
“Te respektuar miq. Ndoshta ju kujtohet...para pak muajsh ju kam kerkuar mendime dhe sugjerime per titullin e romanit tim qe po e pergatisja per botim. Shume prej jush pelqyen titullin " Fshati pa vajza" ndersa te tjere " Bijte e mjegulles". Por kishte edhe nga ata qe sugjeronin tituj te tjere, apo kerkonin (me te drejte) te dinin permbajtjen per te dhene mendim. Kete shkembim mendimesh e kam konsideruar si nje nga momentet me frytdhenese. Dhe me ne fund, bazuar ne disa prej sugjerimeve, vendosa qe romanin ta titulloj " Vajzat e Mjegulles". Mire apo keq? Kete do ta gjykoni ju kur ta keni ne dore romanin.Sapo dolen kopjet e para dhe do te vihet ne qarkullim ne diten e hapjes se Panairit te Librit, me 11 nentor, ne Pallatin e Kongreseve. Ju mirëpres”

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur