Doktoratura, dalin 1531 kuotat
përcaktohet tarifa e shkollimit
Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës është 216 320 lekë dhe paguhet në këste. Kjo është përcaktuar nga institucioni publik i arsimit të lartë.
TIRANE- Qeveria ka publikuar dje në fletoren zyrtare 108 ndyshimet e reja që janë bërë me kuotat e pranimit për në doktoraturë për vitin akademik 2012-2013. Vendimi i datës 9 janar i ndryshuar më datën 13 qershor të vitit 2013. Në këte vendim të ndryshuar ka pasur shtim të kuotave dhe hapje të disa degeve të reja për doktoraturë.
Këtë vit akademik do të ketë doktoratura në degët “ Gazetari” në universitetin e Tiranës. Ndërsa në universitetin e Mjekësisë do të ketë doktoratura në disa profile të infermierisë. “Shkenca Infermierore me profil Infermieri, Shkenca Infermierore me profil Mami, Shkenca Infermierore me profil Fizoterapi, Shkenca Infermierore me profil Logopedi, Shkenca Infermierore me profil Teknikë Laboratori dhe Shkenca Infermierore me profil Teknik Imazhi”.
Gjithashtu studime për doktoraturë këtë vit akademik do të ketë edhe në universitetet e rretheve. Në atë “Aleksandër Moisiu” Durrës. “Ismail Qemali” Vlorë, “Fan. S. Noli” Korçë dhe në unversitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Gjithsej do të jenë 1531 kuota për të gjitha Universitetet, nga këto 182 janë për kandidatët nga trojet dhe 12 për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Shqipëri. Doktoraturat në këto universitete do të jenë vetëm në disa degë. Ndërsa 1337 janë për studentët e diplomuar brenda vendit.
Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga persona të interesuar.
Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 216 320 lekë dhe paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati tek Pallati me Shigjeta/ 56 vjeçari u vra në sy të gruas, ishte me të në makinë! Sekuestrohen kamerat e sigurisë
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37