TIRANE- Pas bllokimit për më shumë se dy vite, Ministria e Arsimit do të rihapë aplikimet për doktoratura. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është shprehur se “ky proces nuk është bllokuar nga MAS dhe se priten propozimet nga universitet”.
Ndërkohë edhe zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj u shpreh në emisionin Rreze Dielli në “Report TV” se shumë shpejt qeveria do miratojë kuotat për doktoraturat. “Në mbledhjen e kaluar të qeverisë ka dale dhe vendimi për kuotat e sistemit master dhe shumë shpejt do të dalin dhe vendimet e tjera gjithashtu dhe për doktoraturat. Sigurisht që Ministria e Arsimit e ka thënë që në krye të herës që do ketë doktoratura por pritej ligji dhe priten nevojat që kanë universitetet dhe kërkesat që do na bëjnë ata.
/Shqiptarja.com