TIRANE- 25 mijë lekë kushton sot një fletë drejtimi për në KEMP, edhe pse je i sëmurë apo ke një të afërm të sëmurë. Nëse nuk paguan, komisioni i drejtimit për në KEMP me mjekët neurologë në qytetin e Vlorës nuk firmosin pa marrë pagesën nën dorë. "Fiks fare" denoncoi të enjten abuzimet e mjekëve të spitalit psikiatrik të Vlorës, e pikërisht të anëtareve të komisionit të vlerësimit për KEMP. "Fiks fare" tregoi rrugëtimin e mundimshëm të një prindi, i cili përplasej nëpër dyert e institucioneve për të marrë atë që djalit të tij të sëmurë i takon që nga dita kur ka lindur, duke dhënë ryshfete. Nikollaq Deliu nga fshati Marinzë e Fierit është babai i një djali 25 vjeçar, i cili që kur ka lindur ka pasur probleme mendore dhe deformim të skeletit. Ai iu drejtua Fiks Fare për të denoncuar abuzimet që mjekët e komisionit bëjnë me lëshimin e këtyre raporteve. Ai KEMP-in e djalit të tij e ka marrë që nga viti 1991. Pagesa që familjarët e tij marrin për djalin e tyre të sëmurë si ndihmë nga shteti është vetëm nëntëmijë lekë në muaj. Në vitin 2012 prindërve iu kërkua që dokumentacioni për të përfituar këtë ndihmë ekonomike duhej të bëhet nga e para, pasi kishte kaluar shumë kohë dhe vulat e vendosura në dokumente tashmë ishin të fshira. Pas kësaj kërkese, babai i djalit të sëmurë i drejtohet komisionit të KEMP-it në Fier për të rregulluar dokumentacioni për të birin, por aty nuk gjen zgjidhje sepse komisioni i kërkon që të shkojë në Vlorë, në spitalin psikiatrik, për ta vërtetuar paaftësinë e të birit. Në Vlorë, sipas vetë babit të djalit të sëmurë, njëra prej doktoreshave, anëtare e komisionit të vlerësimit për në KEMP, znj. Diana Brahimuço, kërkon një "kafe". Kafja nuk është e vogël, por 25.000 lekë të reja për të marrë fletën e drejtimit për në KEMP me tre firmat e mjekëve dhe vulat e tyre.
Vetë qytetari ka filmuar momentin e dorëzimit të shumës prej 25 mijë lekësh tek doktoresha Brahimuço, e cila, pasi merr pagesën, i rinovon dokumentet. Doktoresha Diana Brahimuço pa hezituar i thotë babait të të sëmurit për të cilin do firmosë dokumentet se: "Unë tani po ta kishe atë kafen (lekët), do ta kishe gati" duke nënkuptuar plotësimin e firmave dhe vulave në fletën e KEMP-it. Më pas, pasi ajo merr "kafen" nga babai i pacientit, doktoresha i telefonon drejtoreshës të po këtij spitali, njëkohësisht dhe Kryetare e Komisionit, doktoreshës Antonela Agaj.
Kur babai i pacientit i kërkon të dijë diagnozën që kanë vendosur për të birin dhe në cilin grup të KEMP-it e kanë futur, doktoresha me arrogancë i përgjigjet: "Atë grup që kishte dhe atë e ka shumë" Më pas kjo doktoreshë, pasi fut paratë në xhep, del jashtë institucionit dhe në rrugë gjen brenda automjetit të saj privat kryetaren e komisionit, doktoreshën Agaj. Edhe asaj i merr firmën. Kryetarja e komisionit të drejtimit për në KEMP, zonja Agaj firmos brenda në makinën e saj. Me këto firma, qytetari shkon në sekretarinë e spitalit dhe merr vulat që i duhen për dokumentin. Pas këtij kalvari të gjatë sorollatjesh më në fund Nikollaq Deliu mori dokumentin për djalin e tij të sëmurë.
Biseda
Qytetari shkon në degën e sigurimeve shoqërore në Fier
Punonjësi i sigurimeve shoqërore - A….Deliu? Kush është?
Prindi i fëmijës - Po.
Punonjësi i sigurimeve shoqërore - Ik tek drejtoresha, atje!
Doktoresha - E ka për fletën e drejtimit ky.
Drejtoresha - Mos e sill më çunin këtu. Merr fletën e drejtimit, sillja doktoreshës në zyrë. Të hënë, të martë fletën e drejtimit, e të mërkurën eja të marrësh KEMP-in.
Qytetari shkon në Spitalin Psikiatrikë të Vlorës
Takimi me anëtaren komisionit, doktoreshën Diana Brahimmuço
Doktoresha - Hë mo, erdhe ti?
Babai i fëmijës - 11-të (ora) deri në 12-të (ora), siç më the.
Doktoresha - Pse sot e lamë ne?
Babai i fëmijës - Sot pra, se dje isha në Tiranë unë.
Doktoresha - Unë i kam bërë. Kërkon firmën.
Babai i fëmijës - Cilën firmë?
Drejtoresha - Firmën e drejtoreshës, firmën e… E di si i kërkoni ju gjërat ë…
Babai i fëmijës - Po çfarë të bëjmë …siç më the ti.
Doktoresha - Me shumë, shumë urgjencë. Unë tani po ta kishe atë kafen, do ta kishe gati (plotësimin e firmave dhe vulave në fletën e KEMPit).
Babai i fëmijës - Si?
Doktoresha - Po ta kishe atë kafen, do ta kishe gati. Unë e kam bërë… Deliu (emri i çunit).
Babai i fëmijës - Deliu.
Doktoresha - Urdhëro! Do firmat vetëm!
Babai i fëmijës - Si t'ia bëjmë? Se unë isha i pa përgatitur pardje. Prandaj..dhe unë se mora me mend se… Këtë fletën e do?
Doktoresha - Po. Nuk do jetë drejtoresha.
Babai i fëmijës - Drejtoresha atje lart, tek zyra lart?
Doktoresha - Po.
Babai i fëmijës - Unë përse ta thashë, ne njihemi bashkë. Nuk e mendova një gjë të tillë.
Doktoresha ndërkohë merr në tel drejtoreshën, i thotë: - Drejtoresha jeni në zyrë se kam diçka për të firmosur, një tjetër? Mirë, mirë, rrofsh zemër.
Babai i fëmijës - Në grup të katërt e le apo…?
Doktoresha - Atë grup që kishte dhe atë e ka shumë. E biseduam një herë atë muhabet.
Babai i fëmijës - Jo, unë të pyeta për merak. Po asnjë firmë s'ke marrë?
Doktoresha - Çfarë? Ku të merrja firmat, po… Ti e di shumë mirë. Ti ke ndihmuar të tjerët me këto gjera, s'po orientohesh për veten tënde. Apo s'ke ardhur se…
Babai i fëmijës - Aman kush vjen përsëri, këtë qaj. Tani aq do ta lesh apo do ta ulësh pak, se…
Doktoresha - Pse nga mua varet?! Mos bëj këto muhabete këtu, se njëherë diskutohen.
Babai i fëmijës - Kam marrë, i kam marrë borxh.
Doktoresha - Tani nuk varet nga mua. N.q.s do dokumentin..
Babai i fëmijës - Dyqind e pesëdhjetë do ta lesh?
Doktoresha - Pusho ore! Le tani çfarë diskuton kështu si… Unë di që të bëra nder tani.
Babai i fëmijës - Po pra.
Doktoresha - Nderin s'ta bëra vetëm unë e bëmë të tëra bashkarisht.
Babai i fëmijës - Po mirë pra mirë, çfarë të them unë! (ia jep lekët) Numëroi se do të thuash s'mi dha tamam. M'i ka dhënë mbesa se …mua më morën për gjyq në apel. Se nuk kam…
Fiksi - Unë ia dhashë se është…
Doktoresha - Dëgjo se dal unë në këtë mes pastaj. T'i kam shpjeguar njëqind herë. I do dokumentet na mbaji, na merri ik falas. Ik merru firmat vetë!
Babai i fëmijës - Ku t'i marr firmat?
Doktoresha - Ku të duash ti. Se dal unë si…dal unë në këtë mes se m'i bën mua tëra këto biseda ti. Më vjen keq tani! Këtu janë shumë veta. Përse më drejtohesh mua?
Babai i fëmijës - Po ku di unë i ziu?
Doktoresha - Po kur s'di gjë, pse s'dëgjon këto që them unë?
Babai i fëmijës - Po mirë pastaj mbaje (fletën e KEMP-it). Mbaje, merri. Kur të vij unë pastaj? Ajo (doktoresha e lagjes) më tha të hënën të ma sjellësh këtu. Kur të vij?
Doktoresha - Tani, të hënën nuk e meriton (të marrësh fletën e KEMP-it te vulosur) ti, sa për dijeni.
Babai i fëmijës - Si e kam njëzet vjet…fëmijë..
Doktoresha - Nuk e meritonte djali jot, e kishte gradë te lehtë të prapambetjes mendore. Të kemi ndihmuar që të ashtu..
Babai i fëmijës - Ai ka një trup të deformuar, të kokës.. Pse duhet të vinte në psikiatri ai?
Doktoresha - Do me lesh të mbaroj atë punë? Se edhe drejtoresha kastile për mua po e bën.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com