Doktori shqiptar nga Amerika: 20 raste pozitiv nga komuniteti ynë, por nuk ka vdekje (VIDEO)

Skënder Myrtezani është një doktor shqiptar në Amerikë që po lufton në vijën e parë të luftës me të infektuarit e koronavrusit. Në një lidhje me Skype për Report TV me gazetarin ai thotë se në dijeninë e tij janë testuar 100 raste shqiptarësh që jetojnë në SHBA, por vetëm 20 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Sipas doktor Myrtezanit deri më tani nuk ka patur humbje jetësh nga komuniteti shqiptar.

Si paraqitet situata, u tejkalua numri i viktimave të Italisë, që u duk se ishte vendi më i prekur nga COVID-19

Në Amerikë nuk kemi ende horizontailizimin e vijimit të përpjetë që ka marrë pandemia. Kemi një ndryshim të vogël derisa në Neë York kishte më shumë se gjysmën e vdekshmërisë. Ka një rënie në Neë York, por ka një rritje në shtete e tjera të Amerikës. Besojmë se së shpejti do të shohim këtë horizontalizim që pas asaj duhet të kemi një rënie të madhe. Kështu ishte edhe në Kinë, dy muaj e arriti pikën më të lartë dhe në fillim të marsit filloi të zhduket. Këtë moment shpresoj ta shohim edhe në Amerikë.

Është e çuditshme që vendet më të zhvilluara kanë numrin më të madh të viktimave

Në Amerikë nuk kishte një disiplinë ashtu siç kishte në Singapor, Korenë e Jugut, Australinë. Një rast i jashtëzakonshëm në Zelandën e Re ku ka një të vdekur dhe 1500 raste. Atje izolimi ishte për katër javë, u kap që në fillim të pandemisë. Si duket kjo pjesë e botës ka patur një eksperiencë të keqe me sarsin dhe gripin. Pra ishin më të përgatitur.

Unë e shoh tani që njerëzit në New York e marrin me seriozitetin më të madh. Shpresoj që pikën më të lartë do ta shohim shumë shpejt, një ose brenda dy jave, pastaj do bie.

Komuniteti shqiptar në Amerikë, sa të prekur janë ata nga COVID-19

Ka një numër të madh pacientësh shqiptar. Që në fillim jam munduar të përgatitem për këtë që po vjen. Që në ditët e para të marsit fillova ti stimuloj për maskat, dorezat, dhënien e dorës. U mundova ta shpërndaj sa më shumë në komunitetin tonë. Në praktikën time prej më shumë se 100 testimeve kemi 20 raste, por nuk ka vdekje nga komuniteti shqiptar. Kemi vetëm një rast  të vështirë që kam shumë shpresë që sot ose nesër do të lirohet nga ventilimi artificial, ose mekanik. Disiplina dhe edukimi i individit duhet për ta ndalur këtë pandemi.

Mediat kanë raportuar për një numër të lartë shqiptarësh që kanë ndërruar jetë në SHBA

Është i përhapur shumë në mesin e komunitetit. Unë kam rastin e pacientëve të mi që janë pozitiv, por e di që nuk raste të fatalitetit.

Çmendim keni për testet e shumta, pasi këtu pretendohet kjo lloj mënyre

Tani të rrezikuar jemi të gjithë. Unë kam pesë raste që nuk kanë shenja fare. Por duhet të kemi kujdes se dikush mund të testohet negativ në fillim por më vonë del të jetë pozitiv. Nëse kanë dyshime ata duhet të testohet dy herë por edhe tre herë. Unë kam tre raste që pas një jave kanë ndryshuar të dhënat e testeve.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik