Dokumenta të CIAs,
​Hitleri nuk është vetëvrarë

Dokumenta të CIAs,<br />​Hitleri nuk është vetëvrarë<br>
"Hitleri nuk e vetëvrarë dhe pas lufte shkoi të jetonte në Amerikën e Jugut ‘’. Kështu rezulton të jetë, të paktën sipas disa dokumentave të CIA-s. Në mes te viteve 50-të, fyhreri është kontaktuar në kolumbi nga një informator I shërbimeve sekrete amerikane-saktësojnë dokumentat të cilat nëse do të vërtetoheshin, do t’i jepnin një tjetër qasje historisë.

Hitleri nuk është vetëvrarë në bunkerin e tij, ashtu siç është shkruar në të gjithë librat e historisë, por i mbijetoi luftës së dytë botërore dhe pas luftës shkoi të jetonte në amerikën e jugut. Kështu rezulton të ketë ndodhur sipas disa dokumentave të CIA-s dhe të ruajtura nga arkivi kombëtar amerikan.

Më tej sqarohet se në mesin e viteve 50-të ai është kontaktuar në kolumbi nga një informator i shërbimeve sekrete amerikane. Këtë e deklaron një agjent i inteligjencës amerikane në jug të kontinentit, me pseudonimin Cimleody-3.

Agjenti në fjalë tregon se është kontaktuar nga një mik që i kishte thënë se në 1955 një ish zyrtar gjerman, Phillip Citroen, kishte rrëfyer në mënyrë konfidenciale se Hitleri ishte ende gjallë.

Në mbeshtetje të këtyre hipotezave rezulton të jetë edhe një fotografi, e mbërritur në duart e agjentit sekret dhe që ishte arkivuar në dokumentat e CIA-s. Në foton e sipërpërmendur, duket hitleri dhe një tjetër person që besohet se është Citroen.

Nëse do të konfirmoheshin këto të dhëna të dokumentuara, atëherë do të duhej të rishkruhej e gjithë historia. Që prej përfundimit të luftës, besohet se Hitleri vdiq në bunkerin e tij së bashku me të dashurën e tij, Eva Braun, me të cilën ishte martuar një ditë më parë.

Prej vitesh, sovjetikët kanë deklaruar se posedonin disa nga mbetjet humane të Hitlerit, por në 2009, një shkencëtar amerikan studio eshtrat dhe konfirmoi se bëhej fjalë për një grua të moshës nga 20-40 vejç dhe jo për hitlerin.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta