PROCEDURAT
Për kalimin e pronësisë së oborreve në përdorim, kërkuesi do të paraqesë pranë AKKP-së kërkesën, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande.
Kërkesa plotësohet sipas formularit tip, të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i AKKP. Formulari tip përmban një paralajmërim që ngarkon me përgjegjësi subjektin kërkues në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo të depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar.
Kërkuesi duhet të paraqesë dhe dokumentin për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, të lëshuar nga Hipoteka. Qytetarët do të duhet të dorëzojnë bashkë me dosjen genplanin e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një subjekt i licencuar për punime topografike; dokumentin me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit, i lëshuar nga ZRPP-ja. Me anë të këtij dokumenti do të provohet se oborri në përdorim është në pronësi të shtetit, ndonëse i paregjistruar dhe se nuk bën pjesë në inventarin e pronave të paluajtshme të qeverisjes vendore.
REGJISTRIMI
Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, AKKP kryen verifikimin e hollësishëm, për të konfirmuar më pas nëse këto dokumente përmbushin kriteret. Verifikimi i kushteve do të bëhet në bazë të dokumentacionit provues, të paraqitur nga kërkuesi, nëpërmjet inspektimit në terren nga punonjësit e AKKP, si dhe nga marrja e informacionit zyrtar nga institucionet shtetërore. Në çdo rast, AKKP do kërkojë detyrimisht informacion zyrtar pranë ZQRPP, ALUIZNI e çdo organi shtetëror që administron të dhëna për pasurinë e paluajtshme. Çdo institucion është i detyruar të kthejë përgjigje me shkrim brenda 10 ditëve. AKKP ka për detyrë të kryejë saktësimin e kufijve të oborrit në përdorim. Shpenzimet e verifikimit dhe matjes në terren paguhen nga poseduesi e janë pjesë e tarifës së shërbimit. Pas përfundimit të vlerësimit, AKKP do njoftojë për të drejtën e tjetërsimit me shpërblim ose pa shpërblim. Në rastin e shpërblimit, qytetarët do jenë të detyruar për të paguar brenda 30 ditëve fondin e kompensimit financiar. Ish-pronarët s'paguajnë.
/Shqiptarja.com