Dokumentari grek,  dritë
mbi arvanitasit 

Dokumentari grek,  dritë<br />mbi arvanitasit 
Prej ditësh në youtube dhe nëpërmjet tij edhe në rrjetin social Facebook qarkullon një video, pjesë e një dokumentari, i cili flet për revolucionin grek të vitit 1821 dhe rolin e shqiptarëve në krjimin e shtetit grek të asaj kohe.
Dokumentari është transmetuar për herë të parë nga kanali televiziv grek SKAI, në 25 Janar të vitit 2011, e mes të tjerash flitet për emra shqiptarësh ( të cilësuar arvanitas në material) por edhe për elementë kulturorë e të traditës shqiptare të cilët gjenden tanimë në historinë e popullit grek.
Video e publikuar është përkthyer dhe redaktuar në gjuhën shqipe nga Gentian Ferhati dhe prej ditësh ka një numër të madh shikuesish në You Tube, ndërsa mban logon e tv SKAI, i cili e ka prodhuar atë.
Në materialin shooqërues të videos thuhet se ky dokumentar, u censurua nga kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë.
“Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta”, thuhet mes të tjerash në dokumentarin, i cili nga gazetari grek është ndërtuar mbi dokumenta historike, fotografi dhe faksimilie të të dhënave të asaj kohe.

DOKUMENTARI “ I SË VËRTETËS”
Dokumentari prej 75 minutash tregon historinë e 1821. Që nga fillimi i Perandorisë Osmane deri në shpërthimin e revolucionit. Veprimet e protagonistëve të cilët luftojnë për të krijuar shtetin grek,e që rindërton historinë nëpërmjet grafike tre – dimensionale e ndërtuar mbi disa seri.
E lexuar nga aktorja Mina Hadjisavvas, dokumentari përmbledh ngjarjet kryesore. Ai fokusohet në pikat kryesore të revolucionit grek që tronditi opinionin publik dhe ndikoi fuqishëm në rezultatin e luftës, si rënia e Tripolis, masakrën e Kios, prodhimi e Missolonghi dhe Beteja e Navarino.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt