Dokumentet/Rakip Suli zbardh tre kallëzimet ndaj Mziut për Report Tv: Nuk mori 3 % që i takon bashkisë për lejet e ndërtimit, shkeli ligjin me thertoren dhe linjën e autobuzave

Faturën ekonomike të dëmeve nga vendimet e padrejta të ish kryetarit të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu duhet ta paguaj ai dhe jo qytetarët e Kamzës. Këtë ka kërkuar Rakip Suli, kryebashkiaku aktual i Kamzës i cili për mikrofonin e Report Tv shpjegoi arsyet pse kallëzoi tre herë në SPAK Mziun, për thertoren, mosmarrjen e 3 % nga lejet e ndërtimit që ka dhënë që i takon bashkisë dhe linjën e autobusit në Paskuqan.

“Kallëzimi  parë është bërë para një viti, kallëzimi i dytë afërsisht para një viti dhe i treti para disa ditësh. Këtu nuk kemi të bëjmë fare me kohën zgjedhore që kemi por në vijimësi të paligjshmërisë që vërehen dhe shumë shpejt mund të jemi në kalbëzimin e katërt dhe se për çdo shkelje që do kap do i kallëzoj në spak”, tha Suli

Por çfarë ka ndodhur me këto tre kallëzime deri Tani? Suli tha se ende nuk ka marrë një përgjigje, por se SPAK ka marrë të gjithë dosjen në lidhje me çështjen.

“Ne s’kemi marrë ende përgjigje nga spak por ka marrë të gjithë dosjen e kësaj çështje. Pas një auditimi të brendshëm është gjetur një procedurë e nisur dhe për dhënien e një leje për linjën ë autobuzësh në njësinë Paskuqan, ku fituesi ka dalë në 20.1.2017 dhe brenda 60 ditësh duhet të lidhet kontrata me fituesin me linjën e autobusë dhe nuk është lidhur dhe kjo është bërë me dy vite më vonë. Dhe 10 ditë para se të largohej nga zyra e kryetarit të bashkisë. Në dy vite në këtë zonë që doli filtruesi kush e bëri këtë biznes, a funksioni kjo linjë? Nëse po ku janë taksat që i paguhen shtetit, nëse jo si i la qytetarët e zonës pa linjë. E tret ku  është e drejta ligjore që pas 2 vitesh të lidhësh kontratën me fituesin. Kam bindjen që këtu është abuzim i drejtpërdrejti i ish kryetari të bashkisë për qëllime ekonomike, se cila është arsyeja tjetër”, tha Suli.

Ndalur te lejet e ndërtimit Suli denoncon se Mziu ka dhënë lejë pa marrë 3 % nga investitorët privat për llogari të bashkisë duke i shkaktuar një dëm ekonomik bashkisë

“Nga ish kryetari janë dhënë tre leje ndërtimi ku tek asnjëra, që janë me sipërfaqe mbi 2000 metra katëror, nuk është bërë marrëveshja për kalimin e kësaj pasurie sipas 3 % në pronësi të Bashkisë së Kamzës, duke u nisur nga auditi për këtë probleme kemi bërë një kallëzim në SPAK. Ky 3 % merret objekt sipërfaqe apartamenti ne funksion të familje për strehim social dhe nuk është aplikuar nga Mziu. Ky 3 % është bërë për shtresën më në nevojë dhe kjo sipërfaqe apartamentesh në pronësi të bashkisë ka mundësi të strehojë familje në nevojë”, tha Suli

Pak ditë më parë SPAK prangosi dy zyrtarë të bashkisë Kamëz për korrupsion, hetim për të cilin Suli thotë se përgjegjësia para ligjit është individuale për çdo zyrtar.

“Përgjegjësia është individuale dhe për këdo që ka një pozicion publik ka përgjegjësi ligjor si për zbatimin dhe nëse e shkel do përgjigjet para ligjit. Do ja lëmë kohës dhe secili të mbajë përgjegjësi individuale”, tha Suli.

Ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt do padisë me të tjera prova Mziun në SPAK dhe shprehet Suli nuk e bën për politikë. Kreu i bashkisë së Kamzës ftoi Mziun dhe liderin e opozitës të ballafaqojnë ligjshmërinë e pasurisë para kamerave.

“Jam i gatshëm si Rakip nëse pranon që nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ish kryetari i bashkisë të dalin 5 minuta te kamera se sa kanë paguara Rakip Suli dhe sa e ka pasurinë dhe çfarë kanë paguar ata dhe sa e kanë pasurinë dhe ka ardhur momenti për të qene transparent dhe në media duke deklaruar pasurinë”, tha Suli 

 

VIDEO/ Intervista e plote

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar