Dokumentet që gjeti FBI në shtëpinë e Trump-it, Departamenti i Drejtësisë në SHBA: Përfshinin materiale mbi inteligjencën

Dokumentet që gjeti FBI në shtëpinë e Trump-it, Departamenti i Drejtësisë në SHBA: Përfshinin materiale mbi inteligjencën

Donald Trump

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së zbuloi të premten asryen se po hetonte ish-presidentin Donald Trump për marrjen e dokumenteve nga Shtëpia e Bardhë. Ky departament thotë se besonte se ai mbante në mënyrë të paligjshme dokumente, ku disa prej tyre përfshinin mbledhje të inteligjencës dhe burime njerëzore klandestine - ndër sekretet që Amerika i ruan më fort.

Përmes një deklarate, Departamenti mbështeti kontrollin e pazakontë të FBI-së më 8 gusht në rezidencën e Trumpit në Florida, ku agjentët sekuestruan 11 grupe të dhënash të klasifikuara, duke përfshirë disa të etiketuara si "tepër sekrete", dokumente që mund të kërcënojnë rëndë sigurinë kombëtare nëse ekspozohen.

Në deklaratë, një agjent i paidentifikuar i FBI-së tha se agjencia shqyrtoi dhe identifikoi 184 dokumente "që mbanin shenja klasifikimi" që përmbajnë "informacion të mbrojtjes kombëtare" pasi Trump në janar ktheu 15 kuti me të dhëna qeveritare të kërkuara nga Arkivi Kombëtar i SHBA-së. Të dhënat e tjera në ato kuti, sipas deklaratës së betimit, mbanin shënime të shkruara me dorë nga Trump.

Kërkimi ishte pjesë e një hetimi federal nëse Trump mbajti dokumente në mënyrë të paligjshme kur u largua nga detyra në janar 2021 pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj Presidentit Joe Biden dhe nëse Trump u përpoq të pengonte hetimin.

Trump, një republikan që po konsideron një tjetër kandidim presidencial në vitin 2024, e ka përshkruar kontrollin e miratuar nga gjykata në pronën Mar-a-Lago në Palm Beach si të motivuar politikisht dhe të premten e përshkroi përsëri atë si një "bastisje".

Kërkimi ishte një përshkallëzim i rëndësishëm i një prej disa hetimeve federale dhe shtetërore me të cilat përballet Trump, duke përfshirë kohën e tij në detyrë dhe në biznesin privat.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale