Dokumenti, Alfred Peza deklaroi
80 mijë lekë rrogë nga Ora News

Dokumenti, Alfred Peza deklaroi<br />80 mijë lekë rrogë nga Ora News
Një nga argumentet kryesore mbrojtëse të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, për kursimin e 1.13 miliardë lekëve, janë rrogat e larta si ish-gazetar.

Duke hedhur poshtë dyshimet mbi ligjshmërinë e burimit të parave të kursyera, Alfred Peza ka ritheksuar se ka fituar mijëra euro si ish-drejtor informacioni tek Ora News. “Ore ky Alfred Peza kur ka punuar tek Vizion Plus, pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën në muaj?

Ky Alfred Peza kur punonte tek Ora News, pse fitonte kaq mijëra e mijëra euro që e di gjithë Shqipëria”, është shprehur Peza, duke nënkuptuar se tek Ora News ka pasur një rrogë më të madhe se në çdo media tjetër ku ka punuar.

Ndërkaq, Shqiptarja.com zbardh një dokument, i paraqitur para gjykatës për një çështje private, nga i cili rezulton se, paga bruto e Alfred Pezës tek Ora News ishte 80 mijë lekë në muaj. Në vitin 2010, për një çështje private, Peza ka paraqitur një vërtetim page, lëshuar nga Ora News.

Sipas dokumentit zyrtar që punëdhënësi ia ka lëshuar Pezës, rroga e këtij të fundit rezulton 80 000 lekë. Meqenëse në vërtetim reflektohet paga bruto, paga e tij neto është rreth 60 mijë lekë.

“Sipas vërtetimit 04.03.2010 të lëshuar nga RTV, Ora News, rezulton se paga mujore bruto e të paditurit është 80 000 lekë në muaj”, thuhet në vendimin e gjykatës. Siç duket, rroga e deklaruar me vërtetim para gjykatës rezulton disa herë më e ulët se sa paga që pretendon Peza publikisht.

Pas publikimit të këtij dokumenti, natyrshëm lindin disa pikëpyetje. Kë duhet të besojmë; Deklaratat publike të Alfred Pezës për pagë mijëra euro në muaj apo pagën e deklaruar para gjykatës?

A e ka deklaruar një pagë të tillë ish-punëdhënësi i Pezës edhe në tatime? A është paguar vërtetë Alfred Peza me 60 mijë lekë në muaj apo punëdhënësi, në rastin konkret Ora News, ka deklaruar një pagë disa herë më të ulët edhe në tatime, për të shmangur taksat?

peza


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!