Dokumenti, ja sa do të paguhen
policët për çdo orë shtesëPDF/Dokumenti i dërguar Manjanit dhe Ahmetaj

Dokumenti, ja sa do të paguhen<br />policët për çdo orë shtesëPDF/Dokumenti i dërguar Manjanit dhe Ahmetaj
Ministria e Brendshme është duke përgatitur një vendim i cili pritet të kalojë në Këshillin e Ministrave, që përcakton se sa do të paguhet çdo polic, sipas gradës që ka, për çdo orë punë jashtë ngarkesës normale.

Dokumenti i cili i është dërguar për mendim në 10.11.2016 Ylli Manjanit si Ministër i Drejtësisë dhe Arben Ahmetajt, Ministër i Financave, i siguruar nga Shqiptarja.com përmban tabelën e plotë të shifrave, ku thuhet se polici, për çdo orë punë jashtë ngarkesës, do të paguhet nga 5 mijë lekë të vjetra për inspektorin si grada më e ulët, në 10 mijë lekë të vjetra në orë për kryekomisarin si grada më e lartë.

Këto para do të grumbullohen sipas një marrëveshjeje paraprake nga institucioni apo personi juridik publik apo privat që kërkon ndihmën e policisë për mbarëvajtjen e një aktiviteti. “Policia e Shtetit ofron shërbime shtesë sipas mundësive që ka dhe kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publikë ose privatë, mbi bazën e kërkesës së tyre për:

Mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve kulturo-kombëtare dhe ndërkombëtare,  si:  panaire, ekspozita,  teatro,  koncerte,  shfaqje,  festivale të ndryshme, në mjedise të zhvillimit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare; Mbështetje të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Privat të Republikës Shqipërisë, gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore,  titull ekzekutiv; Mbështetje për sigurinë gjatë transportit të vlerave monetare dhe vlerave të tjera,  nga sistemi bankar i nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë; Shoqërime në rastet e zhvillimit të aktiviteteve kulturore,  sportive, që zhvillohen në rrugët urbane dhe interurbane kryesore dhe dytësore, si dhe të automjeteve që transportojnë ngarkesa të rrezikshme dhe jashtë norme; etj. Këto shërbime nga strukturat e policisë ofrohen mbi kohën normale të punës.

Drejtuesit e Njësive Buxhetore në Policinë e Shtetit, në qendër dhe në bazë, me marrjen e kërkesës nga subjektet juridike  ose jo publike për shërbime policore shtesë, përcaktojnë mënyrën e ofrimit të shërbimit shtesë në bazë të procedurave standarde të punës së Policisë së Shtetit”,-thuhet në shkresën që Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka dërguar kolegëve të tij, Manjani dhe Ahmetaj.

Sipas relacionit shoqërues të këtij projektvendimi, thuhet se “Shërbimet shtesë që ka ofruar Policia e Shtetit gjatë vitit 2013 janë 52.000 orë mbi mbikohën normale të punës, me vlerë 86.000.000 lekë, në vitin 2014 janë 346.000 orë me vlerë 174.531.000 lekë,  në vitin 2015 janë 402.000 orë me një vlerë 202.626.000 lekë. 

Këto shërbime policia i ka ofruar,  jo se ka kapacitete të lira,  por sipas mundësisë që ka, duke ngarkuar me mbi kohë pune punonjësit e saj (mbi 40 orëshin javor të punës.  Por pavarësisht angazhimit me mbikohë punë, në disa raste punonjësit e policisë, nuk janë paguar brenda afateve ligjore për shkak të mungesës së fondeve)”.

pagesat

pagesat
(Përllogaritja e tarifës për një punonjës policie sipas gradës për një orë pune)
 

Pagesa
Paratë e përfituara nga pagesat e atyre që kërkojnë ndihmën e policisë do të përdoren për shlyerjen në kohë të pagave të punës së mbingarkesës, por jo për shpërblime. 


PDF/Dokumenti i dërguar ministrave Manjani dhe Ahmetaj
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS