Dokumenti/ Lista e tatimeve dhe gjoba e parë ndaj biznesit në Tiranën e vitit 1945

Dokumenti/ Lista e tatimeve dhe gjoba e parë ndaj biznesit në Tiranën e vitit 1945

Foto ilustruese

Në një faksimile të publikuar në rrjet tregohet një listë e taksave të para ndaj bizneseve në Tiranë në vitin 1945. Në atë kohë Shteti komunist në vitet e para të pasluftës vendosi një taksë të re të quajtur 'tatimi i jashtëzakonshëm i luftës;.

Kjo taksë vendosej sipas klasave të shoqërisë që kishin biznese. Në foton e publikuar shihet tabela ku në të janë afishuar pagesat e tatimeve.

"Për efekt të nenit 10 të ligjit të Tatimit të Jashtëzakonshëm për Fitimet e luftës, shpallet më poshtë lista 'NR.1' e cila përmbledh emrat e 46 bashkëdhënësve të taksuar deri sot nga Komisioni për Tatimin e Jashtëzakonshëm të Fitimeve të Luftës për Prefekturën e Tiranës."  thuhet në shpjegimin e shpalljes. Ndërsa në fund shpjegohej se ndaj një biznesi do të aplikohet edhe sanksioni baras me 1/5 e tatimeve të vërtetuara për mos paraitjen e deklaratës brenda afatit të caktuar.

"Me Vendim të veçantë, në mbështetje të nenit 15, firmës Thanas Sheko ^ bijt i aplikohet Sanksioni i paraparë me nji mbi taksë baras me 1/5 e tatimeve të vërtetuara për mos paraqitjen e deklaratës brenda afatit të caktuar" "Komiteti ekzekutiv i KESH. NAC. CLIR. Te prefektures Tiranes' "Seksioni Financiar" shkruhet në shpalljen e vitit 1945.

Ndërkohë që nga ajo periudhë e errët për vendin tonë gjërat kanë ndryshuar, megjithatë bizneset edhe tani kanë tendencë që të fshehin të ardhurat dhe të mos u nënshtrohen taksave e tatimeve. Së fundmi qeveria aktuale po ndërmerr një aksion anti-infomralitet në të gjithë vendin  ku janë bllokuar e gjobitur shumë biznese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje