Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka sulmuar ish-ministrin Saimir Tahiri, teksa u ndal te një dokument i publikuar mbrëmjen e kaluar nga ky i fundit në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për arrestim. Duke marrë fjalën nga vendi i tij në sallën e Kuvendit, deputeti Noka deklaroi se dokumenti i Tahirit ishte pa numër protokolli, pra ishte fals.

“Shfrytëzoj këtë moment për t’iu bërë me dije se dokumenti i paraqitur dje nga deputeti Tahiri nuk është me numër protokolli, por është fals”, tha Noka.

Ndërkohë, në postimin e tij në ‘Facebook”, ish-ministri Tahiri publikonte letrën e Prokurorisë së Katanias, e cila sipas tij, pranon se nuk ka asnjë hetim ndaj deputetit.

tahiri fb

(Dokumenti i publikuar nga ish-ministri Saimir Tahiri)

d.c./shqiptarja.com