Dokumenti për energjinë e rinovueshme
3.000 MW kapacitetet e pashfrytëzuara

Shqipëria ka një kapacitet për të shtuar prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme (energji hidrike, era, biomasa dhe energji diellore) deri në 3.000 MW.

Shifra është konkluduar si e tillë në Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri 2015-2020, hartuar nga Ministria e Energjetikës.

Dokumenti shton se, kushtet ekonomike kërkojnë kombinimin e politikave për promovimin e përdorimit të energjive të rinovueshme me politikën e promovimit të prodhimit të nxehtësisë, që është shumë më efikase nga pikëpamja e përdorimit parësor të energjisë dhe kërkon më pak investime relative.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij