Dokumenti, Venecia nxjerr blof
Berishën për vendet e rezervuara 

Në hapat e fundit të rrugëtimit të projektit për Reformën në Drejtësi, dy përfaqësuesit kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, hoqën dorë nga të gjitha kërkesat, duke u fokusuar tek një kusht i vetëm; Modelin e vendeve të rezervuara. Me fjalë të tjera, ky model parashikon garanci që politika nuk do të preket nga drejtësia e re, pasi opozita dhe mazhoranca do të ndajnë 10 vende të lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sali Berisha dhe Lulzim Basha pretendojnë se kërkesa e tyre reflektohet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Po çfarë thuhet në dokumentin e Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP? Venecia përgënjeshtron dhe nxjerrë zbuluar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Opinioni i fundit i Venecias ndalet tek shumica, me të cilën do të zgjidhen anëtarëve e dy organeve të drejtësisë, duke mbështetur kryesisht formulën e zgjedhjes me një shumicë prej 3/5. Berisha dhe Basha thonë se opozita ka që në muajin shkurt që kërkon variantin e vendeve të rezervuara, por në opinionin e fundit të Venecias, që mban datën 14 Mars, del qartë se opozita nuk kërkon modelin e vendeve të rezervuara, por vetëm shumicë prej 2/3. Pra, deri në datën 14 Mars, opozita nuk e përmend modelin e vendeve të rezervuara.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes