Dizajnuesit e njohur të modës Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana janë dënuar me 1 vit e 6 muaj burg secili nën akuzën se kanë fshehur qindra milionë euro ndaj autoriteteve italiane të tatim-taksave.
Vendimi u dha gjatë ditës së djeshme nga një gjykatë italiane.
Gjykata italiane e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e dhënë Qershorin e kaluar ndaj dy njerëzve të famshëm në industrinë e modës, e që konsiderohen po aq të famshëm sa dhe vet yjet për të cilët kujdesen me veshjet e tyre, për shkak se akuzohen se kanë përdorur kompaninë financiare të Luksemburgut, Gado, për të shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve prej rreth 1 miliardë euro.
Vendimi i mëparshëm, nga një gjykatë më e ulët, ishte pezullimi i dënimit me burg me nga 20 muaj secili dhe vendosja e një gjobe prej rreth 10 milionë eurosh.

Dolce dhe Gabbana kanë mohuar gjithnjë të kenë shkelur ligjin, duke mos pranuar fajësinë.
Përfaqësuesi ligjor i dy dizajnuesëve ka thënë se do të apelojë kundër vendimit të dhënë.
“Jam pa fjalë, Ne jemi të gjithë të shokuar. Ky lloj gjykimi është i pashpjegueshëm dhe në do të apelojmë”, ka shprehur avokati Massimo Dinoia.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com