MILANO - Stilistët e famshëm italianë, Stefano dhe Dolce Gabbana në një intervistë për “Correre della Sera” janë shprehur se rrezikojnë të mbyllin markën e tyre të prodhimit të veshjeve. Kjo nëse do ekzekutohet gjoba prej 400 milionë euro, që Gjykata e Milanos ka dhënë ndaj tyre "për mashtrim të sofistikuar fiskal".

"Ne jemi njerëz pozitivë. Jetojmë në Itali, paguajmë taksat në Itali. Ne dimë të bëjmë veshje dhe duam të bëjmë veshje. Por nëse konfirmohet gjoba marramendëse do ta mbyllin biznesin. Nuk do të jemi në gjendje të rezistojmë. Është e pamundur”, pohojnë të dy stilistët.

Në shenjë proteste, dyqanet e tyre në Milano janë mbyllur për tre ditë. Dolce dhe Stefano Gabanna akuzohen për mashtrim fiskal të sofistikuar në shumën prej 1 milion euro. Ata në mes të muajit qershor u dënuan edhe me 1 vit e 8 muaj burg.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)