Dolën në përgjimet e operacionit Shpirti, arrestohen në Francë dhe Gjermani 2 ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit

Arrestohen dy ish- truprojet e ish ministrit Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Paul Deda alias Agustin Deda të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar që prej 2 muajsh, pasi dolën në përgjimet e megaoperacionit ‘Shpirti’. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari kishte krijuar. Gazetari Arsen Rusta mëson se Hekuran Marku, është arrestuar në Gjermani dhe Agustin Deda është arrestuar në Francë. 

Bëhet fjalë kur ata ishin pjesë e trupës së shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016. Sipas dosjes së SPAK, ata akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë, drogë që iu sekuestrua dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Emrat e Agustin Dedës dhe të Hekuran Markut dolën nga dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë të cilët kanë rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata bashkëpunuan duke dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, dokumentuan aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës.

Dy ish shoqëruesit e Tahiri, janë mes 38 urdhër-arreste të prera në kuadër të këtij operacioni, që është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve "Shefi" e "Kulmi" ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit, ku u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete e para cash.

Sipas burimeve të Report Tv, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm tek partnerët e dy vendeve dhe ditët e ardhshme Marku dhe Deda ti nënshtrohen ekstradimit në Shqipëri.

Masat e dhëna për të arrestuarit e këtij operacioni:

Arrest në burg është dhënë për Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie është dhënë Luan Zylyftari,  Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës).

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joti: 18/08/2021 11:16

    Fain e ka saliu prap qe ka 5 vite qe thote keni ministra qe merren me droge .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty