DURRËS Teksa ishin nisur nga Vlora drejt Tiranës, dy djemve të rinj u është 'zënë pritë' nga dy persona të maskuar të cilët i kanë kërcënuar me armë dhe u kanë grabitur makinën në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, ku dy të rinjtë ndaluan për të pirë një cigare në shesh dhe u kërcënuan befasisht me armë në kokë. Grabitësit të cilët ishin me një automjet me targa italiane tip 'BMW'  arritën të vjedhin mjetin tip 'Audi a7' ngjyrë të zezë me targa AB 080 bu. Mësohet se ka qenë F.S., denoncuesi i grabitësve të mjetit 'Audi a7' në Durrës. 

Burimet bëjnë me dije se dy personat ishin të maskuar me maskë covidi dhe kapele. 

Sipas njoftimit të policisë, denoncimi është bërë nga pronari i automjetit tip 'Audi a7' i cili është konfirmuar si Fiorenc Sadiraj. Por sipas burimeve, Sadiraj aktualisht ndodhet në SHBA prej dy muajsh dhe denoncimi është bërë nga kunati i tij me iniciale O.S., i cili ka qenë shoferi i mjetit te grabitur dhe shoqëruesi i tij A.N.,