Doli nga porti i Vlorës pa leje, ja si u kap gomonia me 700 kg kanabis dje në Otranto (Detaje të reja)

REPORT TV zbardh detaje të reja nga gomonia që u bllokua dje në mëngjes me 700 kg kanabis.  Gomonia ka dalë në lundrim pa marrë lejë nga porti i Vlorës, ndërsa u kap në Itali në afërsi të bregdetit të Barit e ngarkuar me 700 kg lëndë narkotike.

Gjurmimi i saj ka nisur fillimisht në portin e Vlorës, ku kapiteneria e këtij porti ka njoftuar Policinë e qyteti, se mjeti lundrues që ishte ankoruar në kalatën e portit, ishte larguar menjëherë pa marrë lejë dhe pa njoftuar destinacionin e mbërritjes.

Kaq ka mjaftuar që policia kufitare të vihen në gjurmim të këtij mjeti lundrues në det. Gomonia, mësohet se ka udhëtuar në drejtim të bregdetit të Fierit, aty ku dhe e ka shumë gjasa që të jetë ngarkuar me sasinë prej 700 kg drogë dhe më pas ka dalë sërish në lundrim në drejtim të Italisë.

Forcat policore që po gjurmonin siluetën e këtij mjeti, e kanë konstatuar dhe i janë vënë në ndjekje, pa mundur ta ndalojnë, duke bërë që gomonia e mbushur me drogë dhe që në bord kishte dy persona, të hyjë në ujrat teritoriale të Italisë.

Ndërhyrja e italianëve
Për këtë situatë është njoftuar dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka koordinuar me saktësi veprimet hetimore në teren, dhe me oficerët e Guardia di Fiancias në Itali. Autoritet Italiane kanë marrë koordinatat nga pala shqiptare, të mjetit lundrues të ngarkuar me drogë, dhe menjëherë janë vënë në ndjekje të gomones, duke mundur ta lokalizojnë dhe ndalojnë mjetin në lokalitetin “San Andrea”, në mes të kanalit të Otrantos. Në bordin e saj janë arrestuar edhe dy trafikantët D.G., 22 vjeç dhe A.R.,30 vjeç, të dy shqiptarë.

“Ndalimi është realizuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në Itali finalizuan me sukses operacionin, edhe si rezultat i bashkëpunimit efektiv të forcave policore të dy vendeve, nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Në afërsi të lokalitetit “Sant Andrea”, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç”-thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Pesë ditë pas asaj të Brindisit
Gomonia e kapur dje në Itali, vjen 5 ditë pasi në Brindisi u kapën në bordin e një gomoneje tjetër, 535 kilogramë kanabis, e dyshuar se vinte nga Shqipëria.Vlera e drogës në treg do të ishte 5 milionë euro. Mediat italiane raportuan se u prangosën 2 shqiptarë nga Vlora. Që prej fillimit të vitit, droga e dyshuar se ka dalë nga Shqipëria me destinacion shtetet e BE-së, vazhdon të ketë si rrugë kalimi, transportin nëpërmjet gomoneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar