Pa Gjurmë/ Doli nga shtëpia për të bërë pazar, në kërkim të Ibrahim Xhakerit nga Elbasani

Në kërkim të Ibrahim Xhakerit, i cili rezulton i humbur që prej 8 shkurtit të këtij viti. 79-vjeçari babai i dy vajzave, Lida 36-vjeçe dhe Miranda 32-vjeçe, u zhduk në mënyrë të habitshme nga qyteti i Elbasanit. Për shkak se nëna e tyre vuan nga një sëmundje dhe të dyja vajzave u duhet të qëndrojnë me të, në studion e ''Pa Gjurmë", e denoncon këtë rast nipi i Ibrahimit, Beqiri.

Para viteve 90, Ibrahimi kishte punuar në metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa pas ndryshimit të sistemit vitet e para të pas 90 do ta gjenin kudo, ndërsa bënte punë të ndryshme, si kopshtar dhe në ndërtim. Kanë qenë vite të vështira për të dhe familjen e tij, ndërsa bashkëshortja e Ibrahimit, Fatmira vuante nga epilepsia.

Ai ishte shtylla e shtëpisë, ndërsa bënte punë të vështira. E premtja e 8 shkurtit të këtij viti do të ishte një ditë edhe më e zymtë për familjarët. Ai kishte dalë si zakonisht për në markatën e qytetit për të bërë pazar. Sipas pohimeve që bëjnë familjarët, ai dukej shumë i mërzitur dhe se po atë ditë ai ishte takuar me nipin tjetër Hakiun, i cili ka një dyqan ushqimor në markatën e Elbasanit.

Kishin biseduar te dy për pak minuta, ndërsa Ibrahimi i kishte pohuar se do të kthehej për në shtëpi. Kishin kaluar disa orë pasi Ibrahimi kishte dalë nga shtëpia dhe në familje kishin filluar shqetësimet e para. Ai nuk po kthehej ndërsa dita po ngrysej. Pas kësaj, familjarët bëjnë denoncimin edhe në policinë e Elbasanit. Ditën e zhdukjes ai nuk ka patur asnjë dokument me vete. Sot do të trajtohet në studion e ’’Pa gjurmë’’, një nga të humburit më të fundit, me shpresën se do të ndizet një dritë jeshile për të shkuar në gjurmët e këtij 79- vjeçari….

Ditën e zhdukjes kishte të veshur:

Xhup gri

Pantallona ngjyrë gri

Kapele të bardhë

Mbante syze optike

Shenjë dalluese

Kishte një të vrarë në pjesën e sipërme të buzës

 

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen