Doli për gjah, vdes tragjikisht
nga arma e vet drejtori i shkollës

Doli për gjah, vdes tragjikisht<br />nga arma e vet drejtori i shkollës
Një tjetër viktimë e armëve të gjahut në Shqipëri. Sot në mesditë është ndarë nga jeta në një aksident tragjik Drejtori i shkollës 9-vjeçare në komunën e Antigonesë në Gjirokastër, Dritan Kllapi 40 vjeç.
Arsimtari ka shkuar sot, si një ditë pushimi, për gjah me një mikun e tij në malet përreth, por pengesa në një shkëmb dhe rënia e armës nga dora ka qenë fatale për jetën e tij.

Kllapi është plagosur në të dy këmbët nga të shtënat aksidentale të armës së tij, por vonesa e ndihmës së parë ka qënë vendimtare për vdekjen e Drejtorit të shkollës. Helikopteri i dërguar për t’i ardhur në ndihmë ka shkuar tepër vonë. Kllapi, i plagosur kishte pasur dhe mundësinë të komunikonte me të shoqen në telefon. Mendohet që hemorragjia dhe koha e gjatë pa ndihmë ka qenë shkaku që e ka çuar drejt vdekjes.

Në Shqipëri janë rreth 90 mijë armë gjahu në duar të qytetarëve dhe Komisioni parlamentar për Sigurinë e ka ngritur si shqetësim identifikimin e këtyre armëve dhe mbajtjen nga persona të autorizuar të regjistruar nëpër shoqata zyrtare gjahtarësh.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë