Dollari bie në nivelin më të
ulët prej 2014, blini në dollarë
Për të gjithë ata që duan të blejnë një produkt në dollarë, apo të udhëtojnë në SHBA ka një lajm të mirë dhe e kundërta është për të gjithë ata që duan të kthejnë dollarët në lekë. Monedha amerikane ka arritur gjatë ditës së sotme, jo vetëm në nivelin më të ulët të këtij viti, por edhe që nga tetori i 2014-s.
Për të gjithë ata që duan të blejnë një produkt në dollarë, apo të udhëtojnë në SHBA ka një lajm të mirë dhe e kundërta është për të gjithë ata që duan të kthejnë dollarët në lekë. Monedha amerikane ka arritur gjatë ditës së sotme, jo vetëm në nivelin më të ulët të këtij viti, por edhe që nga tetori i 2014-s.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 110.67 lekë, me një rënie prej 0.69 lekë në raport me ditën e mëparshme.
Monedha e gjelbër është shumë më e lirë në raport me fillimin e këtij viti, kur ai këmbehej me gati 130 lekë. Sot, për të blerë 100 dollarë duhen rreth 11 mijë lekë, ndërsa në janar për të blerë të njëjtën sasi dollarësh ishin në nevojshme rreth 13 mijë lekë. Pra kursimi është gati 2,000 lekë për 100 dollarë.
Rënia e dollarit i bën importet e produkteve që blihen me këtë monedhë më të lirë. Kursimi është veçanërisht i lartë për naftën, që blihet me dollarë dhe ku tregtuesit mund të amortizojnë rritjen e çmimeve në bursa përmes zhvlerësimit të monedhës së gjelbër. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e importeve blihen në dollarë.
Edhe për blerjet online ka më shumë leverdi të kryhen në dollarë, apo dhe gjithë tregtarët që punojnë me Turqinë për blerjen e veshjeve e mallrave të ndryshme.
Në të kundërt, euro është forcuar gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke u ngjitur sërish në 133.29 lekë, pas rënies që shënoi në ditët e para të javës. Arsyeja kryesore e forcimit të euros lidhet me ecurinë e saj në bursat ndërkombëtare ku euro arriti sot në 1.21 USD, në nivelet më të larta që nga janari i vitit 2015. Pavarësisht nervozizmit të tregjeve për nivelin e lartë të euros, sërish ajo ka vijuar të mbetet e fortë. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, gjatë ditës së djeshme sinjalizoi se mund të kishte plane në tetor për të hequr dorë nga stimujt mujorë prej 160 miliardë euro, pavarësisht euros së fortë, çka e mbajti lart monedhën e përbashkët.
Ndonëse në bursa euro është e fortë, në tregun vendas ajo vijon të jetë e nënvlerësuar. Në Shqipëri, në janar 2015, kur euro është në të njëjtat nivele me dollarit si sot, ajo arriti për disa ditë edhe mbi 140 lekë, ndërsa sot ajo kuotohet me më pak se 134 lekë./Monitor
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39