/ATSH/- Në tregjet ndërkombëtare monedha e gjelbërt amerikane ka vijuar të forcojë pozitat, pas kthesës në rritje që shënoi në fillim të këtij viti.
Analistë të ekonomisë dhe bankave shprehen se dollari amerikan mund të prekë rekorde të reja maksimale kundrejt shportës së valutave të reja, nëse kryetarja e Rezervës Federale do të japë sinjale pozitive në fjalën e saj përballë Kongresit amerikan, sidomos për sa i përket të dhënave për tregun e punës.
Ekonomisti Adrian Civici thotë se gjatë javëve të fundit, dollari amerikan, ka ndjekur një trajektore drejt konsolidimit, çka është reflektuar edhe në tregun vendas. Sipas tij, nëse do të ketë një rritje të normave të interesit të Yelleve atëherë atëherë indeksi i dollarit do të prekte nivelin më të lartë historik.
Aktualisht ky indeks fiksohet në 94.58 pikë. Gjithsesi, impakti i rritjes së Yelleve, thotë Civici, nuk do të ndihet në valutat e tjera, si p.sh dollari Australian dhe ai i Zelandës së Re. Ndërsa monedha e përbashkët europiane me shumë gjasa do të mbajë një nivel të qëndrueshëm, duke mos u përfshirë në valën e impaktit, thotë Civici.
/Shqiptarja.com