Përbërësit:
- 1 kg domate
- 300 gr kërpudha
- 100 gr ullinj
- 3 speca
- 200 gr oriz
- 2-3 thelpinj hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim orizin pasi e kemi larë të ziejë për 10 minuta. Ndërkohë pastrojmë pjesën e brendshme të domateve duke i përgatitur për mbushje. Kaurdisim specat dhe kërpudhat të prera në rrathë për 5 minuta me pak vaj. Shtojmë hudhrat e prera, pjesën e brendshme të domateve dhe orizin gjysmë të zier. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe në fund shtojmë ullinjtë e prerë në copa të vogla, majdanozin e grirë hollë dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim domatet duke vendosur si kapak nga një fetë kërpudhe. Pjesën e mbetur të mbushjes e shpërndajmë në tavë duke e spërkatur me pak vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200°C për 15 minuta.
Komente












