Domate të skuqura krokante

Përbërësit:

  • 4 domate
  • 1 vezë
  • 100 gr miell
  • 100 gr miell misri
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • Pak kripë
  • Piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Lajmë domatet dhe i presim në feta rreth 1 cm. I kriposim lehtë dhe i vendosim në një kullesë për 30–40 minuta që të humbasin ujin e tepërt. I vendosim mbi letër kuzhine dhe thithim lagështinë e mbetur me një letër tjetër. Rrahim vezën me pak kripë dhe piper. Në një enë tjetër përziejmë miellin e grurit me miellin e misrit dhe sheqerin. Ngrohim vajin derisa të jetë gati, ndërkohë fetat e domates i kalojmë fillimisht në vezë, më pas në përzierjen e miellrave. I skuqim derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe krokante, i vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe i spërkatim me pak kripë sipas dëshirës.