PARIS - Festa me prostituta, orgji të vërteta në dhomat e hotelit Carlton, i transformuar në bordello me dyshekë mbi dysheme dhe një "mbret i festës", ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.
Ky është skenari i përshkruar nga dëshmitarët e festave të vogla në të cilat merrte pjesë ish-numri një i FMN-së, të dërguara për gjykim muajin e kaluar tek gjykatësi Lille për shfrytëzim të rënduar të prostitucionit në “aferën Carlton". Ish-drejtori i FMN-së është mbrojtur gjithmonë, duke thënë se nuk e dinte se gratë e pranishme në festa ishin prostituta dhe se nuk i ka paguar kurrë.
Megjithatë, nga dëshmitë e mbledhura nga gjykatësit mes prostitutave dhe çfarë raportohet në dokumentet e procesit, publikuar sot në “Le Figaro” del se “të gjithë personat e pranishëm nuk mund të mos e dinin" se gratë shpërbleheshin. Dëshmitarët pastaj kanë treguar për festa si njëlloj "konsumi seksual" apo për "shtëpi me shumë dyshekë në dysheme."
Gjykatësit theksojnë se kjo nuk është vetëm çështje "lirie", por "një bordello me dhënie parash me porosi". Një besim i përforcuar nga çekuilibrimi i pazakontë në mjediset libertine midis numrit të meshkujve dhe atij të femrave dhe brutalitetit të Dominique Strauss-Kahn në marrëdhëniet e tij, të raportuara nga disa dëshmitarë.
Kahn rrezikon 10 vjet burg dhe 1,5 milion euro gjobë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com