Donacioni për foton e  Ramës me
Obamën, zbardhet kallëzimi i PD-së

Donacioni për foton e  Ramës me<br />Obamën, zbardhet kallëzimi i PD-së
Zbardhet kallëzimi penal që PD bëri nëj ditë më parë për foton e Edi Ramës me Barak Obamën.

Donacioni i paligjshëm 80 mijë dollarësh për për këtë foto, në akuzën e PD-së përbën veprën penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrimit të parave”.
Në kallëzim i cili i referohet fakteve të publikuara nga agjensia Reuters, thuhet se Edi Rama i ka shpenzuar nëpërmjet Bilal Shehut, një shofer limuzine në Nju Xhersi, 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin amerikan.

Në bazë të deklarimeve të tij, Bilal Shehu, një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në Shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së Presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim që një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012. Gjatë Shtatorit 2012, Bilal Shehu kishte marrë në llogarinë e tij bankare një shumë prej 80 mijë dollarësh që vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do ti derdhte ato para në fushatën elektorale. Gjitha të dhënat dhe faktet e mësipërme, përfshirë informacionet e bëra publike në mediat prestigjoze ndërkombëtare, të krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se shtetasi i huaj që ka paguar 80 mijë dollarë, për të marrë pjesë në këtë event, është Edi Kristaq Rama, aktualisht me detyrë Kryeministër” thuhet në kallizimine PD-së për Prokurorinë.

Një ditë më parë ishte Kryetari i PD-së Lulzim Basha që akuzoi Kryeministrin se për një foto me Obamën ka paguar 80 mijë dollarë, ndërkohë që më pas erdhi edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama ka thënë se ky është një spekulim.

Për këtë rast, Partia demokratike bëri edhe kallëzimin.

 
JA RRETHANAT E FAKTEVE SIPAS PD-së
 
Më 29 Qershor 2016, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar lajmin e bërë publik nga disa media prestigjoze ndërkombëtare, se shtetasi shqiptaro-amerikan Bilal Shehu ka paguar para në mënyrë të jashtëligjshme me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në autoritetet amerikane për të lejuar hyrjen e shtetasit Edi Kristaq Rama në një event elektoral të vitit 2012 të Presidentit të SHBA Barack Obama. Nga ky veprim i kundërligjshëm nuk është arritur të sigurohet hyrja në aktivitet, por është arritur të sigurohet vetëm realizimi i një fotoje midis Edi Ramës dhe Presidentit Barack Obama, e cila është publikuar në Shqipëri nga vetë shtetasi Edi Rama.
 
Rezulton tashmë e provuar nga autoritetet ligjzbatuese amerikane se një burrë në Paramus Nju Xhersi, i quajtur Bilal Shehu, ka ndihmuar të injektojë 80 mijë dollarë kontribute prej një burimi të huaj në fushatën e mbledhjes së fondeve për Presidentin e ShBA-ve gjatë zgjedhjeve të vitit 2012. Ky fakt është bërë i ditur nga  Asistenti Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm Leslie R. Caldëell nga Departamenti i Divizionit Kriminal dhe Prokurori Amerikan Paul J. Fishman i Ditsriktit të Nju Xhersit. Konkretisht, Bilal Shehu 48 vjeç është deklarua fajtor përpara Gjykatësit Madeline Cox Arleo të Distriktit të Nju Xhersit sipas një informacioni që akuzon atë se me vetëdije dhe nismë personale ka derdhur kontribute të huaja që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 të pëmbledhuar në 25 mijë dollar ose me shumë në një vit kalendarik.
 
Në bazë të deklarimeve të tij, Bilal Shehu, një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në Shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së Presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim që një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012. Ligjet federale e ndalojnë kategorikisht që shtetas të huaj të derdhin kontribute në fushatat elektorale të kandidatëve federal.
 
Më herët gjatë Shtatorit 2012, Bilal Shehu kishte marrë në llogarinë e tij bankare një shumë prej 80 mjijë dollarësh që vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do ti derdhte ato para në fushatën elektorale, siç vetë ai e ka pranuar. Bilal Shehu ka pranuar se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje në eventin për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që i ishte mundësuar gjithësesi një foto me Presidentin Barack Obama.
 
Të gjitha të dhënat dhe faktet e mësipërme, përfshirë informacionet e bëra publike në mediat prestigjoze ndërkombëtare, të krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se shtetasi i huaj që ka paguar 80 mijë dollarë, për të marrë pjesë në këtë event, është Edi Kristaq Rama, aktualisht me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Sipas agjencisë prestigjoze të lajmeve Reuters, personi që përfitoi nga financimi i paligjshëm është Edi Rama.
 
Kjo për faktin se deklarata e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, thekson se Bilal Shehu ka pranuar se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje në eventin për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që i ishte mundësuar gjithësesi një foto me Presidentin Barack Obama. Rezulton e provuar se në aktivitetin e Tetorit 2012, Edi Rama, në atë kohë Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u fotografua me Presidentin Obamën. Për këtë arsye, Kongresmeni Dana Rohrabacher i Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Presidentin Obamën, që është realizuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'