Donald Lu- deputetëve: Votoni
reformën edhe pa kompromis

Donald Lu- deputetëve: Votoni<br />reformën edhe pa kompromis
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu i ka dërguar një letër të gjithë deputetëve të Parlamentit për Reformën në Drejtësi ku ka thënë se sistemi i Venecias nuk përmend kurrë vendet e rezervuara, të cilat minojnë Drejtësinë.

"Të dy paragrafët vërejnë se qeveria dhe opozita e kanë të vështirë të bien dakord për shumicën e cilësuar me 3/5 apo 2/3 e votave për zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve. Komisioni i Venecias rekomandon që nëse të dy palët nuk mund të gjejnë kompromis, mund të marrin në konsideratë përdorimin e një sistemi proporcional. Ata nuk rekomandojnë apo përmendin kurrë modelin e vendeve të rezervuara".

Sipas ambasadorit Donald Lu vettingu do të kthejë besimin tek gjyqësori për ta vendosur atë larg manipulimeve partiake.

"Shtetet e Bashkaura dhe Bashkimi Europian i kanë kundërshtuar vendet e rezervuara sepse kjo formulë do ti etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut ose pro qeverisë, ose pro opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqësor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vendeve të rezervuara do ta minonte këtë besim. Kemi vazhduar ta nxisim si qeverinë ashtu edhe opozitën të gjejnë një kompromis që është në përputhje me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe që do të shmangte etiketimin politik të anëtarëve të komisionit të vetingut".

Sakaq, ai ka shtuar se, korrupsioni dhe ndikimi politik në drejtësi dobësojnë aleancën që është mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

"Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë aleati juaj strategjik në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. Sot, korrupsioni dhe ndikimi politik në sistemin tuaj të drejtësisë kërcënojnë shëndetin e shoqërisë suaj dhe dobësojnë aleancën tonë. Si aleat i NATO-s, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që Shqipëria të mbetet një demokraci e fortë dhe e sigurt".

Në letrën drejtuar deputetëve të Kuvendit, Lu thotë se, nëse nuk arrihet kompromisi duhet të votojnë draftin e reformës, ndëkrohë që iu ka bërë thirrje që më 21 korrik të votojnë Reformën në Drejtësi.

Ka ende kohë që udhëheqësit politikë të gjejnë një kompromis që të mund të mbështetet si nga opozita, ashtu edhe nga maxhoranca. Duhet ta mbështesim të gjithë kërkimin për kompromis. Megjithatë, nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën. Paragrafi 87 i raportit të Komisionit të Venecias thotë se projekti i tanishëm i reformës është një propozim koherent e i shëndoshë dhe se është në përputhje me standardet evropiane. Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo reformë është jetime për të ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të votoni pro reformës në Drejtësi”.

Në fund të letrës ambasadori amerikan iu rekomandon deputetëve që të lexojnë paragrafët 61, 87 dhe 88 të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Sugjerojmë që ndërsa merrni në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, të lexoni që të dy paragrafët, si 61 dhe 88. Paragrafi 88 është një përmbledhje e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Zgjedhja e komisionerëve të vlerësimit (vettingut) diskutohet më në hollësi në paragrafin 61. Për të përftuar një kuptim më të plotë mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias ia vlen të lexohen të dy”. 

Teksti i letrës së ambasadorit Donald Lu drejtuar deputetëve të Kuvendit

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'