Donald Lu dhe Roman Vlahutin:
Pa reformë në drejtësi s'ka BE
Reforma në sistemin e drejtësisë do të jetë pikë kyçe për hapjen e negociatave për aënëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo gjë është bërë e qartë nga kryetarja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Këtë gjë ajo e deklaroi gjatë një pritje në shenjë mirënjohje për ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas për kontributet e tyre në procesin e reformës në drejtësi.
Reforma në sistemin e drejtësisë do të jetë pikë kyçe për hapjen e negociatave për aënëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo gjë është bërë e qartë nga kryetarja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Këtë gjë ajo e deklaroi gjatë një pritje në shenjë mirënjohje për ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas për kontributet e tyre në procesin e reformës në drejtësi.
“Pa këtë reformë Shqipëria nuk mund të ecë përpara në negociatat me BE-në”, tha Vlahutin dhe iu kërkoi anëtarëve të komisionit të posaçëm që ta “mbrojnë këtë reformë nga përdorimi i saj si një vegël për ujdi politike.”
Ajo theksoi se është thelbësore që një proces reforme i tillë të drejtohet nga ekspertë, për ta mbajtur atë mbi politikat partiake dhe shtoi se, ky do të jetë një “moment historik për një proces reforme historike.”
Ambasadori amerikan, Donald Lu përgëzoi Fatmir Xhafajn dhe Eduard Halimin për arritjen e marrëveshjes për përfshirjen e anëtarëve të opozitës në komisionin e posaçëm. Ai i nxiti palët të vazhdojnë të tregojnë mirëbesim politik në punën e përbashkët.
Ambasadori nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për procesin e reformës gjyqësore, duke thënë se “ne vazhdojmë të shpresojmë se reforma do të jetë e thellë, kuptimplotë dhe afatgjatë. Nga ana jonë, premtojmë se do të mbetemi të angazhuar dhe gjithnjë vigjilentë. Për sa kohë do të punoni me mirëbesim, ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë deri në fund.”
Si ambasadori Lu, ashtu dhe ambasadorja Vlahutin, i shprehën mirënjohjen e tyre ekipit të ekspertëve që kanë dhënë kohën, energjitë dhe njohuritë e tyre profesionale në këtë proces dhe e nxitën parlamentin ta përfundojë reformën në drejtësi këtë vit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.3%
-
Të gabuar
44.8%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 2808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'
4 Tetor, 17:03
-
Reshjet e dendura në Vlorë, edhe biblioteka e qytetit nuk i shpëton përmbytjes
4 Tetor, 16:59
-
VIDEOLAJM/ Përmbyten lagjet e Vlorës, prindërit me fëmijën mes mes përmes ujit që u ka arrritur deri në brez
4 Tetor, 16:54
-
Reshjet e dendura përmbytin banesat në Vlorë, uji hyn në shtëpi
4 Tetor, 16:50
-
Memaliaj/ Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdinin
4 Tetor, 16:44
-
Fieri nën ujë, përmbyten disa akse, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
4 Tetor, 16:42
-
Nga burgu i Fierit, Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh kur si ministër bujqësie helmove qytetarët me kimikate?! Po për pronësitë e shumta në Korçë?!
4 Tetor, 16:39
-
Do mbaheshin të dielën, dështojnë zgjedhjet për kreun e boksit! Një shoqatë padit federatën për shkelje (Dokumenti)
4 Tetor, 16:35
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë marrin përpara tavolinat dhe çadrat e lokalit
4 Tetor, 16:26
-
Tiranë, dy persona grabisin taksistin tek ish blloku
4 Tetor, 16:21
-
Dha dorëheqjen, nis procedura e zëvendësimit të Elsa Toskës! Kuvendi hap aplikimet për një gjyqtar kushtetues
4 Tetor, 16:19
-
VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, rrugët si det e makinat kalojnë mes për mes si varka
4 Tetor, 16:13