Kryeministri Edi Rama e filloi ditën sot me dy takime të rëndësishme, fillimisht me ambasadorin e SHBA dhe më pas me kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte i pari që mbërriti në Kryeministri rreth orës 09:00 dhe qëndroi më për shumë se një orë në takimin me Ramën.
Ndërsa pas largimit të ambasadorit të SHBA, në Kryeministri hyri kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.
Takimet e sotme vijnë vetëm pak ditë pas vizitës së kreut të CIA-s në Shqipëri, i cili sipas ambasadës së SHBA diskutoi për bashkëpunimin kundër terrorizmit.
Por nuk përjashtohet mundësia që temë e bisedës të ketë qenë edhe ndikimi rus në Ballkan.

Kreu i SHISH Visho Ajazi duke u futur në ambjentet e kryeministrisë

Makina e ambasadorit Lu, sot në oborrin e kryeministrisë
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com