Donald Lu:Mjaft u zutë!Fusni në
burg peshqit e mëdhenj të krimit

Donald Lu:Mjaft u zutë!Fusni në<br />burg peshqit e mëdhenj të krimit
Ambasadori i SHBA në Shqipëri pas deklaratave të forta pak ditë më parë, tashmë kërkon veprime konkrete kundër peshqve të mëdhenj të krimit.

Donald Lu shprehet se nuk duhet të shikohet si një betejë kundër PS apo PD, por si një luftë kundër krimit.
 
Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë kërkon nga politikanët shqiptarë që të ndalojnë grindjen se kujt i përkasin kriminelët dhe të fillojnë punën për të futur gangsterët në burg.
 
Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit.
 
Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës
” – shkruan ambasadori Donald Lu pas një video të publikuar nga gazetari Skënder Minxhozi.
 
Para katër ditësh ambasadori i SHBA, Donald Lu  shkaktoi një ‘tërmet’ me akuzat e forta.  Ambasadori deklaroi se në Shqipëri janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.
 
Deklaratat e tij sollën reagime të shumta në politikë dhe opinion publik, por Donald Lu nuk është mjaftuar me kaq duke vijuar sërish që të kërkojë veprime konkrete kundër bandave kriminale në Shqipëri dhe peshqve të mëdhenj. 

Donald Lu
Reagimi i ambasadorit te SHBA ne Tirane, Donald Lu

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!